Rama të rinjve të FRESSH: "Angazhohuni në fushatë!"
>Kryetari i PSSH, Edi Rama u ka kujtuar të rinjve se 28 qershori, dita kur të mbahen zgjedhjet parlamentare, duhet ti gjejë të bashkuar, për një qëllim të vetëm.
Me mesazhe të qarta politike , kryetari i PS-së Edi Rama ka ftuar forumin rinor në realizimin e aspiratave, ambicieve, dëshirave, dhe ëndrrave që vazhdojnë të mbeten peng i një politike të vjetër. Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka kërkuar rritjen e angazhimit të të rinjve që sipas tij bëhet më i domosdoshëm tani në periudhe zgjedhjesh të cilat sipas Ramës janë 165 ditët e fundit që do ti ndajnë shqiptarët nga kjo qeveri e paaftë. Deklarata e Ramës u bë gjatë fjalës së tij në 17 vjetorin e krijimit të Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar (FRESSH).
Kreu i selisë rozë ju drejtua të rinjve socialistë duke u thënë "dëshiroj t'ju nxis që angazhimi juaj të shkojë duke u rritur, në një periudhë kohore që është shumë e rëndësishme për vendin tonë, shoqërinë dhe njerëzit tanë, një periudhë kohore që shtrihet deri në zgjedhjet e ndryshimit të madh dhe të shumë pritur për të gjithë shqiptarët e shqiptaret, në 28 qershor të këtij viti".
Sipas tij, në këtë përvjetor të FRESSH-it duhet të shikohet horizonti i zgjedhjeve të ardhshme. 17 vjet më parë një forcë e re rinore do të grupohej nën një emër, Forumi Eurosocialist Shqiptar. Në një ceremoni themelues të këtij forumi, dhjetëra të rinj, si dhe deputetë socialistë, kanë dhënë mesazhe falenderimi për të gjithë kontribuesit në formimin e këtij forumi në të gjithë Shqipërinë.