Mbyten 2 maune në aksin Cërrik-Gramsh
ELBASAN- Dy maune të cilat udhëtonin në aksin Cërrik-Gramsh kanë përfunduar nën ujë si pasojë e daljes nga shtrati i lumit Devoll. Mësohet se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, kur rrjedha e lumit ka marrë përpara dy maune, por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar. Njëra prej mauneve transportonte rreth 2 mijë gjela deti, ndërsa tjetra transportonte dru. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe një grup veterinerësh që do të merren me groposjen e gjelave të detit. Aksi Cërri-Gramsh vazhdon të jetë i përmbytur që prej ditës së djeshme si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Devoll nga reshjet e dendura. Aktualisht rreth 5 kilometra të këtij aksi vazhdojnë të mbeten nën ujë, ndërkohë që përmbytjet kanë përfshirë dhjetra hektarë sipërfaqe tokash.(m.a/News24/BalkanWeb)