E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama e Berisha ngushëllojnë familjarët e ish-deputetit, Lekë çukaj

TIRANë- Kryeministri Sali Berisha dhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ngushëlluan sot me anë të një mesazhi familjen e të ndjerit Lekë çukaj, i cili u nda nga jeta dje në një aksident tragjik. Në mesazhin e ngushëllimit, Kreu i PS-së, Edi Rama, shprehet se "ndarja e parakohshme nga jeta e ish- deputetit Lekë çukaj, ishte një ngjarje tragjike për të gjithë miqtë, kolegët e bashkëpunëtorët e tij". "Lekë çukaj do të mbahet mend si një koleg i përkushtuar në profesionin dhe detyrat e tij", përfundon mesazhi i ngushëllimit i kryesocialistit "Ndarja tragjike nga jeta e Lekës, njeriut tuaj më të dashur, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ishte një lajm i hidhur jo vetëm për ju, por për të gjithë ata që e kanë njohur Lekë çukajn, kanë njohur vlerat dhe përkushtimin e tij ndaj qytetarëve që përfaqësonte, të Dukagjinit dhe Shkodrës", thuhet në mesazhin e publikuar nga zyra e shtypit e Qeverisë. "Duke ndarë me ju dhembjen e thellë, ju shpreh ju ngushëllimet e mia të sinqerta, lutem dhe dëshiroj që shpirti i Lekës të gjejë paqen e merituar', përfundon mesazhi i ngushëllimit i Kryeministrit Berisha. Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Lekë çukaj, humbi jetën mbrëmjen e së dielës në një aksident tragjik në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë, në afërsi të fshatit Nikël. Ai ka qënë deputet në dy legjislatura.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›