Rezoluta e propozuar nga Edi Rama e miratuar
Ne emer te parimeve themelore kushtetuese dhe vlerave te pa negociueshme te lirise e te demokracise per Shqiperine e shqiptaret:
Vendos
T'i konsideroje zgjedhjet e 28 qershorit nje mundesi e humbur per te permbushur ne nje moment kyc te historise sone bashkekohore standardet demokratike evropiane dhe aspiratat e popullit shqiptar per zgjedhje te lira e te ndershme, duke bere pergjegjese qeverine e Sali Berishes per deformimin e qellimshem te procesit zgjedhor e te rezultatit te tij.
Ta vleresoje rezultatin e ketyre zgjedhjeve te papranueshem si nje shprehje e deformuar e vullnetit te zgjedhesve nga manipulimi dhe korrupsioni elektoral para, gjate dhe pas 28 Qershorit.
Te konsideroje me legjitimitet thellesisht te cunguar cdo produkt institucional dhe politik te rezultatit te ketyre zgjedhjeve, duke shprehur bindjen se zgjedhjet e parakohshme jane nje objektiv i imponuar per t'i dhene sovranitet te pakontestueshem politik parlamentit dhe mandat politikisht legjitim Qeverise se vendit.
Te distancohet hapur nga cdo rruge e perpjekje per t'i imponuar Partise Socialiste, opozites ne teresi e opinionit publik, miratimin pa kushte te nje rezultati zgjedhor qe nuk shpreh vullnetin e lire te popullit shqiptar dhe te nxise komunikimin intensiv te kesaj force te madhe politike me qytetaret shqiptare e komunitetin nderkombetar per gjendjen kritike te demokracise ne vend.
Te afirmoje vullnetin e palekundur te Partise Socialiste per te bere deri ne fund transparencen e plote te procesit zgjedhor me te gjithe instrumentet ligjore e kushtetues, te shprehe predispoziten e plote te forces sone politike per te perdorur cdo mjet demokratik per kete qellim, si dhe te beje publikisht te qarte angazhimin tone per nje opozite pa kompromis me nje qeveri pa mandat politikisht legjitim.
Rezoluta e propozuar nga nje grup deputetesh te PS me ne krye Ben Blushin, e rrezuar
Angazhohet te pergatise nje analize te thelluar te humbjes dhe te identifikimit te shkaqeve te rezultatit zgjedhor permes nje platforme ku percaktohen masat per permiresimin e situates dhe pergatitjen per ballafaqimet e ardhshme elektorale te cilat duhet te diskutohen dhe miratohen ne nje Kongres te Jashtezakonshem, pasi te jene kryer keto veprime ne organizatat dhe forumet e zgjedhura te partise.
Angazhohet dhe kerkon respektim rigoroz te te gjithe rregullave statusore lidhur me pergjegjesite per humbjen e zgjedhjeve dhe funksionimin e institucioneve dhe te forumeve te partise
Kerkon zhvillimin e veprimit politik opozitar ne Kuvendin e Shqiperise dhe distancohet nga cdo nisme apo qendrim qe con ne bojkotimin e Kuvendit dhe e largon grupin kuvendor dhe forumet e partise nga veprimi institucional
Nuk pajtohet me cdo veprim qe synon goditjen e te gjithe atyre qe mendojne ndryshe, duke kerkuar ne te kunderten zhvillimin e nje fryme gjithe perfshirese dhe solidaritetin e punes se perbashket ne ekip
Kerkon pergatitjen e nje strategjie efikase, per marrjen e nismave qe synojne permiresimin dhe institucionalizimin e marredhenieve bashkepunuese me te gjithe aleatet e koalicionit te "Bashkimi per Ndryshim" si dhe zgjerimin e marredhenieve bashkepunuese me aleate te tjere brenda dhe jashte Kuvendit te Shqiperise, te gatshem per zhvillimin e veprimeve opozitare te perbashketa ne funksion te bashkepunimit ne ballafaqimet e ardhshme elektorale.
Kerkon permes grupit te saj kuvendor, hetimin parlamentar te te gjithe deformimeve e parregullsie te zgjedhjeve te 28 qershorit.
Mos bojkotimi i Kuvendit bashkoi dje socialistet
Partia Socialiste eshte unanimisht e bashkuar ne qendrimin per te marre pjese ne Parlamentin e ri qe do te celet ne 7 shtator. Te gjithe se bashku anetaret e PS-se, ishin te mendimit se ne Kuvend duhet te merret pjese, ndonese me qellimin e vetem per te zbardhur ate qe ata quajne krim elektoral dhe per te rrezuar qeverine dhe cuar vendin ne zgjedhje te parakohshme. "Ne asnje rast, ne asnje moment, asnje aktor dhe faktor, asnje institucion i Partise Socialiste deri me sot, nuk shfaqi asnje predispozite per te mos marre pjese ne parlament", theksoi ne mbyllje te Asamblese Kombetare, kryetari i saj, Gramoz Ruci. Ne rezoluten e votuar ne mbledhjen e djeshme, PS del me qendrimin zyrtar se shpreh predispoziten e plote si force politike, per te perdorur cdo mjet demokratik per t'i shkuar deri ne fund transparences se plote te procesit zgjedhor, si dhe te beje publikisht te qarte angazhimin per nje opozite pa kompromis me nje qeveri pa mandat politikisht legjitim. Fraze e cila percakton qarte pranine e deputeteve socialist ne Kuvendin e ri.