"Hoxha", akuza kerkon pranga per deshmitarin
Tirane- Prokuroria e Krimeve te Renda, ka kerkuar dje arrestimin ne flagrance te deshmitarit te thirrur ne procesin gjyqesor, ne ngarkim te tre te pandehurve te akuzuar per zhdukjen e Remzi Hoxhes. Pas deshmive te perseritura "nuk mbaj mend gje, nuk di gje", prokurori i ceshtjes Xhevat Hana, ka vendosur te marre masa ndaj deshmive te rrema. Dje ai i kerkoi gjykatesit te ceshtjes, Xhelal Elezi, arrestimin e deshmitarit Shpend Dibra, per deshmi te rreme. Deshmitari Dibra u thirr ne procesin gjyqesore, si deshmitar i akuzes. Gjate deklarimeve te tij, ai ka shpjeguar se ka qene ne qytetin e Sarandes, se bashku me shefin e Avni Koldashin. "Ne Sarande kemi qendruar disa dite, kemi drekuar por nuk mbaj mend te kem shoqeruar asnje person, ne drejtim te Vainit", ka deklaruar dje deshmitari Dibra. Deshmia e tij, eshte kundershtuar nga prokurori Hana. Ky i fundit i kerkoi gjykates 5 minuta kohe, ne menyre te tille qe te lajmeronte organet kompetente qe te kryenin arrestimin e deshmitarit, pasi kishte deklaruar nje deshmi te rreme. Sipas akuzes deshmitari ka dhene nje deshmi te rreme, ne lidhje me shoqerimin e Ziso Kristopulit nga Saranda ne Vain te Lezhes, per kete fakt duhet te merreshin edhe masa ligjore ne ngarkim te tij. Kerkesa e bere nga prokuroria, eshte hedhur poshte nga ana e gjykates, e cila sqaroi se nuk ka kompetence per te arrestuar persona, pasi duhet te ndiqeshin procedura e prerjes se flete arrestit, e me pas t'u drejtohet organeve kompetente. Per kete arsye, gjykata vendosi qe te linte te lire Shpend Dibren. Gjate procesit te djeshem gjyqesor kane dhene deklarime edhe dy ish-punonjes te SHIK-ut ne kryeqytet. Muhamet Nela dhe Astrit Marku, dje para gjykates kane mohuar qe te njihnin ndonje person me emrin, Avdyl Loshaj. Po ashtu dy te pandehurit kane mohuar te kene pasur dijeni per hedhjen nga kati i trete i bazes se SHIK-ut, te ndonje personi. Te pandehurit e ketij procesi jane; Arben Sefgjini, Avni Koldashi dhe Ilir Kumbaro. Tre te pandehurit po gjykohen ne mungese, duke u perfaqesuar nga avokatet e zgjedhur prej tyre. Prokuroria e Krimeve te Renda i akuzon tre te pandehurit per rrembimin dhe me pas zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxhes, me 21 tetor te vitit 1995, i cili dyshohet te jete varrosur ne Vain te Lezhes, vend ku eshte derguar pas marrjes se tij, nga fabrika e perpunimit te duraluminit.