E Diel, 1 Nëntor 2026

Arjan Kane u denua me 2 vjet burgim, shoku i tij merr pafajesine

TIRANE- U akuzua per trafikun dhe me pas shfrytezimin si prostitute te te fejuares se tij, dhe te dy vajzave te tjera, por gjykata ka hedhur poshte akuzen. Arjan Kane eshte denuar dje nga Gjykata e Krimeve te Renda me 2 vjet burgim, ndersa shoku i tij Fitim Tahiri ka fituar pafajesine. Vendimi eshte dhene nga ana e gjyqtarit Gurali Brahimllari, i cili rrezoi akuzen e "trafikut te femrave me qellim prostitucioni", duke lene ne fuqi vetem akuzen e "falsifikimit te dokumenteve". Te pandehurit Arjan Kane dhe Fitim Tahiri, ishin duke u rigjykuar nga Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda. Gjykata e Apelit per Krime te Renda, i denoi dy te pandehurit me 36 vjet burgim, pra me 20 vjet Arjan Kanen dhe 16 vjet bashkepunetorin e tij. Sipas hetimeve te kryera nga prokuroria, dyshohej se Kane ka trafikuar dhe me pas ka nxjerre ne rruge vajzen me iniciale H.Xh., me te cilen ishte fejuar. Po keshtu ai ka bere te njejten gje edhe me dy vajzat e tjera, L.K. dhe M.D., te cilat gjithashtu i kishte derguar ne Itali, duke iu falsifikuar dokumentet e udhetimit njelloj si te fejuares se vet. Por ndryshe nga Kane, bashkepunetori i tij Tahiraj, u akuzua te kishte kryer falsifikimet e dokumenteve te vajzave dhe te pastronte parate qe keta fitonin, nga shfrytezimi i tyre ne rruge. Sipas hetimeve, Kane, pasi ishte njohur me njeren nga vajzat, i kishte bere asaj disa dhurata te shtrenjta dhe me pas i kishte kerkuar te fejoheshin. Pasi kishte zyrtarizuar lidhjen me te, ai i ka propozuar te shkonin ne Itali ku do te punonin se bashku, per te siguruar te ardhura me pune te ndershme, pasi ai kishte disa borxhe ne bizneset e veta. Por sapo e ka derguar ne nje qytet verior, e ka detyruar te dilte ne rruge. Madje sipas deklarimeve qe kane dhene tre vajzat, qe kane denoncuar "biznesmenet" e denuar, ata, i bashkonin te demtuarat me vajza te tjera qe ushtronin prostitucion, ne menyre qe t'i kontrollonin me mire dhe t'iu merrnin fitimet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›