E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbytet në Shkumbin studenti, vijojnë kërkimet

Trupi i pajetë i të riut, ende nuk është gjetur, ndërsa po vijojnë kërkimet. Ngjarja ndodhi në orët e pasdites të së enjtes më fshatin Papër, afro 10 km larg Elbasanit. Policia e Elbasanit bëri të ditur se një grup të rinjsh nga qyteti i Cërrikut, pasi kanë frekuentuar një nga lokalet buzë lumit kanë vendosur të lahen në rrjedhën e tij.

Ervis Prendi, studenti 21 vjeçar pasi është zhytur në thellësinë e lumit nuk ka mundur të dalë më i gjallë mbi sipërfaqen e tij. Në vendin e ngjarjes, kanë mbërritur polumbarët për të nxjerrë trupin e viktimës. Kërkimet kanë vijuar deri në orët e vona të mbrëmjes së shkuar, ndërsa kanë rinisuar sërish sot në mëngjes.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›