E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbytet në Gjirin e Lalëzit pushuesi tiranas, trupi gjendet pas 5 orësh

KUKES - Mbytet në Fierzë 54-vjeçari nga fshati Kalimash i Kukësi. Burime të policisë bëjnë të ditur se viktima quhet Adem Truni, baba i 6 fëmijëve. Të afërmit e tij thanë se e kanë parë atë të udhëtonte drejt liqenit pasditen e së mërkurës, ndërsa mëngjesin e djeshëm, në breg u gjetën rrobat e tij. Mbytja në ujë, sipas policisë ka ndodhur të mërkurën në orët e pasdites, por policia është njoftuar vetëm të enjten paradite, kur të afërmit gjetën rrobat e të ndjerit. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të komisariatit të Kukësit si dhe është njoftuar të udhëtojë për në Kalimash edhe një grup polumbarësh. Rreth orës 15:00 u bë e mundur dhe gjetja e trupit. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të mbytjes, nëse ishte aksidentale apo e qëllimshme nga ana e babait të 6 fëmijëve.

DURRES - Një 45-vjeçar nga kryeqyteti gjeti vdekjen në plazhin e Gjirit të Lalëzit. Kadri Hasani, nga Petrela e Tiranës u zhduk në det, për t'u gjetur pa jetë pas rreth 5 orë kërkimesh. Gjithçka ndodhi rreth orës 10:00 të paradites në Gjirin e Lalëzit, (20 km në veri të Durrësit), kur pushuesi Hasani vendosi të futej në det, por për fat të keq ai nuk mundi më dot të dalë nga uji. Menjëherë pas sinjalizimit për zhdukjen në det kanë nisur kontrollet në plazhin e Lalëzit si në ujë ashtu edhe në vijën tokësore, gjatë të cilës mendohet se rrymat detare mund të zhvendosin trupin. Por, vetëm në orët e pasdites u arrit të gjendej trupi i pushuesit. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe polumbarët, por dallgët dhe vizibiliteti i kufizuar i ujit kanë vështirësuar aksionin, i cili u arrit të mbyllej pas rreth 5 orësh.
Sipas dëshmitarëve mësohet se Hasani ishte duke u larë në det në momentin e mbytjes, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e plota të ngjarjes. Policia ka mbërritur në vendngjarje e lajmëruar nga të afërmit e viktimës. Gjiri i Lalëzit duke qenë i hapur është i ekspozuar ndaj rrymave detare dhe thuajse gjithnjë aty ngrihen dallgë me lartësi nga 30-100 cm, të cilat nganjëherë rezultojnë fatale edhe për faktin tjetër se përgjatë këtij plazhi nuk ekziston asnjë skuadër e ndihmës së shpejtë. Ky është rasti i pestë i humbjes së jetës në ujërat e Durrësit gjatë verës së vitit 2010 nga pushuesit e ndryshëm, përfshirë këtu veç vdekjeve aksidentale në plazhe edhe ato të përplasjeve me motor deti apo mbytjet në rezervuare. Ky është rasti i radhës tragjik në plazhin e Durrësit, zonë në të cilat sistemi i shpëtimit "Bayëatch" nuk ekziston më. Ndërkohë që 62 kilometra vijë bregdetare të Qarkut monitorohen vetëm nga disa motovedeta të policisë kufitare. Verën e shkuar, po për shkak të dallgëve, në Gjirin e Lalëzit u mbytën disa persona. Por, megjithë ngjarjet fatale në plazhin e mbipopulluar dy vitet e fundit ende nuk ka një shërbim të specializuar mjekësor, policor dhe të rojeve të shpëtimit. Gjatë fundjavës, bregdeti në Gjirin e Lalëzit frekuentohet nga mijëra pushues, kryesisht nga Tirana. o.u

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›