E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngec investimi në doganën e Tushemishtit



KORçE - Dogana e Tushemishtit, një nga vendkalimet kryesore kufitare me Maqedoninë, vazhdon të ketë një infrastrukturë të dobët, edhe pse në të është investuar për një kompleks të ri. Dogana e re duhej të përfundonte para disa muajsh si ndërtim, por ka kaluar më shumë se një vit për dorëzimin e saj dhe asgjë nuk është gati. Punimet për kompleksin e ri të doganës së Tushemishtit janë ndërprerë disa herë, duke bërë që të kalohet më shumë se një vit afati i zbatimit të projektit. Vonesa në përfundimin e punimeve, sipas të dhënave, ka ardhur pasi firma, e cila po zbaton projektin po has vështirësi në prishjen e godinës ekzistuese. Inxhinieri i firmës që po zbaton projektin, Valmir Cenolli, u shpreh se si procedurë ndërtimi kompleksi doganor ka përfunduar, por ka pasur vonesa për shkak se punimet janë penguar nga një ndërtesë ekzistuese. Sipas tij, ka pasur një ndërhyrje për prishje nga ana e komunës, por duhet që të hiqet edhe energjia e të nisin punimet për godinën e re. Investimi për ndërtimin e doganës së re të Tushemishtit ka një vlerë prej 550 mijë euro. Ndërtesa parashikohet të jetë në parametrat bashkëkohore, në të cilën do të përfshihen godina qendrore me sportelet për procedurat, zyrat e punonjësve të doganës dhe policisë kufitare, një godinë e re për inspektimin e mjeteve etj. g.a

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›