E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbytet në lumin Osum 13-vjeçari

Një fëmijë 13 vjeç ka humbur jetën duke u larë në lumin Osum. Ngjarja ka ndodhur dje pasdite në vendin e quajtur "Ura e re". Fëmija me inicialet L.G. ishte bashkë me një grup shokësh kur u zhyt në ujë dhe nuk doli më në sipërfaqe. Shokët kanë thërritur për ndihmë, por afër vendit të ngjarjes pranë urës së re nuk ka pasur kalimtarë. Thirrjet e tyre i dëgjuan banorët e pallateve që ndodhen pranë, por ndërhyrja e tyre nuk mundi të shpëtonte fëmijën. Një nga banorët, ish-deputeti komunist Maks Hasani, është gjendur për pak minuta pranë vendit ku fëmijët bërtisnin të alarmuar. Ai është përpjekur ta nxjerrë sa më shpejt fëmijën e mbytur dhe ka bërë veprimet e para për ta rikthyer në jetë, por ndërhyrja rezultoi e kotë. Fëmija u dërgua edhe në spitalin e Beratit ku mjekët nuk mund të bënin tjetër veçse të konstatonin vdekjen e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›