E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhte në plazh, kapet hajduti

Ditën e mërkurë, rreth orës 14:35, shërbimet e Policisë së Durrësit në bashkëpunim me seksionin e hetimit të krimit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut arrestuan në flagrancë shtetasin Maksim Plaku, 20 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Kodër Kamëz të Tiranës. I riu u kap te plazhi i Shkëmbit të Kavajës nga patrulla e policisë në momentin që sapo kishte kryer vjedhjen e çantës së një pushuesi dhe po largohej me shpejtësi. Blutë e kanë kapur menjëherë së bashku me çantën e vjedhur dhe më pas kanë kërkuar dhe gjetur të zotin e çantës, i cili po lahej në det. I dëmtuari ishte 24-vjeçari Geg N. nga Bathorja. Ai ka bërë identifikimin e sendeve të vjedhura, që ishin 4500 lekë të reja, 2 aparate celularë, si dhe çelësat e makinës të cilat ndodheshin brenda në çantë. Ai ka bërë kallëzim penal ndaj Maksim Plakut që po hetohet për vjedhje, ndërkohë shërbimet e hetimit të krimit po punojnë për identifikimin dhe kapjen e dy bashkëpunëtorëve të tij.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›