E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbytet në pus nëna e 3 fëmijëve

• Një grua, nënë e tre fëmijëve është vetëmbytur në pusin e shtëpisë në fshatin Bushat të Shkodrës.SHKODERNgjarja e rëndë u shënua mëngjesin e djeshëm kur 43-vjeçarja, Shpresa Sadiku ka gjetur një mënyrë ekstreme për t'i dhënë fund jetës, duke u hedhur në pusin e shtëpisë. Vetëvrasja e radhës ndodhi rreth orës 08:30. Sipas deklarimeve të familjarëve, viktima në mëngjes ka ndihmuar të shoqin te stalla e bagëtive. Pasi kanë punuar për disa minuta, burri është larguar, ndërsa gruaja ka dalë nga stalla dhe i është drejtuar pusit të thellë me ujë, duke u hedhur në pus. Ky veprim ka qenë tragjik për nënën e tre fëmijëve, e cila brenda pak çasteve ka gjetur vdekjen. Megjithë ndihmën që janë munduar t'i japin familjarët nuk kanë mundur të shpëtojnë nga vdekja njeriun e tyre. Po sipas deklarimeve të familjarëve mësohet se 43-vjeçarja, Sadiku vuante prej kohësh nga sëmundje mendore dhe kjo mendohet të jetë bërë shkak që personi në fjalë të kryejë aktin e vetëmbytjes. Familjarët pohojnë se dhe herë të tjera viktima ka tentuar të mbysë veten me forma të ndryshme, por është ndalur nga pjesëtarët e shtëpisë. Duke parë situatën shëndetësore njerëzit e afërt të viktimës janë mundur t'i qëndrojnë pranë për t'ia lehtësuar sëmundjen, por dhe për ta ruajtur nga veprimi vetëvrasës. Por, pak çaste ka shfrytëzuar gruaja mëngjesin e djeshëm, duke i shpëtuar kujdesit të familjes dhe është hedhur në pus. Policia në vendin e ngjarjes pas kryerjes së veprimeve të para hetimore e ka klasifikuar ngjarjen si vetëmbytje dhe kjo e provokuar nga gjendja shëndetësore e viktimës. Ndërsa një ditë më parë, një i moshuar zgjodhi rrugën e vetëvrasjes, duke u mbytur në ujërat e Bistricës në Sarandë. Petro Zoto, 73 vjeç, lindur në Finiq dhe banor i Bistricës, është vetëmbytur të shtunën, pak kilometra larg shtëpisë ku banonte. Ai ishte parë nga fshatarët e tjerë, teksa kishte shkuar për të pirë ujë në lumë. Më pas ai la bastunin dhe rrobat anës lumit dhe u hedh brenda tij. Kur kanë parë bashkëfshatarët që nuk po dilte andej, kanë nisur menjëherë kërkimet dhe e kanë gjetur trupi e 73-vjeçarit, pa shenja jete, rreth orës 13:00, në rrjedhën e lumit. Në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor i Komisariatit të Policisë Delvinë, të cilët nga hetimet e kryera kanë zbuluar se 73-vjeçari ishte i sëmurë dhe kurohej me ilaçe. Vdekja e tij është vërtetuar që ka qenë vetëflijim dhe si motiv mund të ketë shërbyer sëmundja që e mundonte prej vitesh.                    r.d/sh.d2 VIKTIMAjanë vetëvrarë duke u mbytur gjatë fundjavës. Një grua dhe një i moshuar i dhanë fund jetës, e para në pus e i dyti në ujërat e lumit5 PERSONAi kanë dhënë fund jetës gjatë javës së shkuar në zona të ndryshme të vendit, dy prej të cilëve adoleshentë, në kushtet e depresionit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›