E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqatat e invalidëve, përplasen për vulën

• BERAT - Dy shoqata futen në sherr për vulën e tyre. Shoqata e invalidëve të punës në Qarkun e Beratit ka hedhur në gjyq shoqatën e invalidëve të Tiranës me pretendimin se ajo punon me emblemën e saj.Burime nga kjo shoqatë bëjnë të ditur se shoqatës së Beratit po i bëhen padrejtësi të mëdha, pasi marrja e emblemës do të thotë se shteti nuk po i financon sipas ligjit, ndërsa prej kohësh bashkia nuk u jep 2 përqindëshin që u takon me ligj. Këtë fakt e pohon për gazetën kryetari i shoqatës së invalidëve të punës, Bilbil Alushani. "Shteti nuk po investon për 1500 invalidë të kësaj shoqate, e cila është krijuar e para në shkallë vendi në 15 mars të vitit 1995 dhe është njohur nga Ministria e Drejtësisë", pohon ai. Gjatë kësaj kohe kjo shoqatë ka kryer normalisht aktivitetin e saj në interesat e invalidëve, por sipas Alushanit ka disa vjet që shoqata nuk po përfiton asnjë financim. Sipas tij, kjo ndodh se më vonë është krijuar një shoqatë tjetër në Tiranë, e quajtur gjithashtu shoqata e invalidëve të punës dhe ka përdorur emblemën e shoqatës që ekzistonte në Berat. Kryetari i shoqatës në Berat pohon se përdorimi i vulës prej shoqatës në Tiranë ka bërë që financimet të kalojnë aty. "Disa herë e kemi kërkuar zgjidhjen e konfliktit në organet e qeverisë, por kërkesat tona kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi nuk na është kthyer emblema dhe financimi i shtetit. Kjo ka ndikuar direkt tek anëtarët e shoqatës, invalidët që presin nga shteti ndihmë materiale. Për të drejtën tonë për kthimin e emblemës që na e ka vjedhur shoqata e Tiranës kemi hapur seancë gjyqësore, duke kërkuar nga drejtësia zgjidhjen e çështjes", pohon Alushani. Pritet që gjykata të vendosë mbi kërkesat e shoqatës së Beratit. Sipas kreut të shoqatës së Beratit, ajo ka si anëtarë 1500 vetë, të gjithë të mbetur me probleme gjatë punës së kryer në ndërmarrje të ndryshme shtetërore. E vetmja ndihmë për ta është ajo shtetërore.                              d.xh13 VJETka ekzistencë shoqata e invalidëve të punës në Berat, e cila sipas kryetarit të saj, Bilbil Alushani ka në anëtarësi 1500 persona2 SHOQATAinvalidësh pune ekzistojnë në Berat dhe Tiranë, por kreu i shoqatës së parë pretendon se ata të kryeqytetit i kanë vjedhur vulën

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›