E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbytet një traget në brigjet e Papua-Guines së Re

Një traget me rreth 350 persona në bord është mbytur në brigjet e Papua - Guineas së Re. Më shumë se 200 persona janë nxjerrë deri tani nga uji. Anija kishte dhënë një sinjal emergjence para së të mbytej, thekson për agjencinë AFP një zëdhënës i autoritetit të lundrimeve në Papua - Guinean e Re.
Në bord duket se nuk ka pasur të huaj, bëri të ditur Ministria e Jashtme australiane. Kryeministrja australiane Julia Gillard deklaroi se Australia do ta ndihmojë Guinenë e Re pas ndihmës që kjo e fundit ka kërkuar nga Australia. Ndërkohë shkaqet e tragjedisë nuk dihen ende.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›