E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan, Kryeministri Gilani nën akuzë

Gjykata Supreme e Pakistanit do të akuzojë kryeministrin Yousouf Raza Gilani se ka dështuar në rihapjen e çështjeve të korrupsionit kundër presidentit të vendit.

Gjykata urdhëroi zotin Gilani të shfaqet përpara saj më 13 shkurt. Nëse dënohet ai mund të përballet me 6 muaj burg dhe do të largohet nga detyra.

Qeveria ka refuzuar ndërkohë përndjekjen e presidentit Asif Ali Zardari, duke thënë se ka imunitet duke qenë në pozicionin e kryetarit të shtetit.

Zardari ka kundërshtuar akuzat e ngritura ndaj tij për korrupsion duke deklaruar se ato janë të motivuara politikisht nga kundërshtarët e tij.

Sipas BBC vendimi i Gjykatës Supreme është një tjetër gërshetim në një çështje që mund të rrëzojë kryeministrin dhe qeverinë e tij.

Çështja vjen në një kohë kur pasiguritë politike janë shtuar, me qeverinë që po përplaset me kokëfortësi me ushtrinë e plotëfuqishme dhe sistemin gjyqësor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›