Mbytja e “Costa Concordia”-s, pronarët: Kapiteni bëri gabime

Ai mesa duket ka vendosur të lundrojë shumë pranë brigjeve dhe nuk ka ndjekur procedurat e emergjencës së kompanisë, tha në një komunikatë “Costa Crociere”.
Ministri italian i Mjedisit, tha se rreziku i rrjedhjes së naftës nga anija është jashtëzakonisht i lartë. Deri më tani gjashtë persona janë konfirmuar të vdekur por 15 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po përpiqen të gjejnë më shumë të mbijetuar.
Kapiteni Francesco Schettino dyshohet për vrasje pa paramendim, por ai mohon çdo keq bërje. “Duket sikur kapiteni ka bërë gabime në gjykim, me pasoja tepër të rënda”, tha ‘Costa Crociere” në komunikatë. “Rruga e ndjekur nga anija duket se ka qenë shumë afër brigjeve dhe po ashtu vendimet e kapitenit në rastin e emergjencës nuk kanë qenë në përputhje me procedurat e ‘Costa Crociere’-s, të cilat janë në përputhje e madje në disa raste më të mira se standardet ndërkombëtare”, shtohet në komunikatë.
“Costa Concordia” tani ndodhet gjysmë e mbytur pak metra larg brigjeve të ishullit të Toskanës, Giglio.
Kapiteni Schettino mohon çdo keq bërje duke theksuar se shkëmbinjtë që goditi anija nuk ishin të shënuar në kartelën e tij detare. Gjatë një prononcimi për televizionet italiane, ai tha se “ne ishim pothuajse 300 metra larg shkëmbinjve. Ne nuk duhej të kishin goditur asgjë”. Ai po ashtu mohoi pretendimet se ka braktisur anijen para se të kryhej evakuimi i plotë i pasagjerëve duke thënë se “ne ishim të fundit që lamë anijen”./Start/F. Prroni/
2012-01-16 11:17