McCarthy largohet nga West Ham

Nga Express më 13 prill 2011 në ora 15:20
West Ham United ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Benni McCarthyn për shkëputjen e kontratës.
Sulmuesi jug-afrikan ishte transferuar te ‘Hammers’ në shkurt të vitit 2010, ndërsa të mërkurën është zyrtarizuar ndarja ndërmjet palëve.
McCarthy, i lindur në vitin 1977, në karrierë i ka veshur edhe fanellat e Ajaxit, Celta Vigos, Portos e Blackburnit. Ai nuk e gjeti veten në Londër, kështu që nga vera duhet ta gjejë një angazhim tjetër.