E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi, njeriu i rekordeve

Nga Express më 13 prill 2011 në ora 15:21

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi e ka regjistruar rekordin e ri në futbollin spanjoll, duke shënuar 48 gola në një sezon të vetëm, përfshirë këtu të gjitha kompeticionet.

Futbollisti argjentinas e shënoi golin e fitores të martën mbrëma kundër Shakhtar Donetsk në fitoren 1:0, në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sidoqoftë, 23 vjeçari nuk është i vetmi që e ka arritur këtë shifër. Ngase, para 60 vjetësh, në sezonin 1950/51, futbollisti Telmo Zarra shënoi numër të njëjtë golash gjatë një sezoni kalendarik.

Mirëpo, Barcelona ka për t’i zhvilluar edhe 7 ndeshje në La Liga, një në Copa del Rey (finalja e 20 prillit) dhe dy ndeshje të tjera të garantuara në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Andaj Messi ka mundësi të mira që t’i thyejë të gjitha rekordet. Sezonin e kaluar, ai shënonte 47 gola në të gjitha garat, duke e barazuar rekordin që e kishte shënuar legjenda e Real Madridit, Ferenc Puskas në sezonin 1959-60 dhe e kaloi atë të Ronaldos, të regjistruar me Barcelonën në sezonin 1996-97.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›