E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri i Sllovakisë uron Berishën për rizgjedhjen



Kryeministri Sali Berisha mori dje një mesazh urimi nga Kryeministri i Republikës së Sllovakisë, Robert Fico, i cili përgëzoi Kryeministrin shqiptar për rizgjedhjen e tij. “Më lejoni të përfitoj nga ky rast, që të inkurajoj personalisht ju dhe kabinetin tuaj qeveritar në ruajtjen e dinamizmit të drejtimit të vendit drejt reformave, të cilat janë parakusht për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Jam thellësisht i bindur që të gjitha përpjekjet tuaja dhe përvoja e politikanit dhe zyrtarit të shtetit në këtë periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme në miratimin e vendimit historik, fokusohen në përmbushjen e objektivave të synuara – në forcimin e stabilitetit politik dhe të sundimit të ligjit, në sigurimin e zhvillimit ekonomik dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së shtetasve të vendit tuaj”, - thuhet në këtë mesazh për Berishën. Më tej, Kryeministri sllovak shkruan se “mund t’ju siguroj, z. Kryeministër, që Republika e Sllovakisë ka interes të sinqertë për zhvillimin dhe thellimin e marrëdhënieve me Republikën e Shqipërisë, në nivelin dypalësh dhe gjithashtu ndërkombëtar, përfshirë edhe bashkëpunimin e ngushtë në çështjet e integrimit evropian”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›