E Diel, 1 Nëntor 2026

“Princi i Asturias”, Berisha telefonon Kadarenë



Krenari e veçantë për çdo shqiptar. Kështu e ka cilësuar Kryeministri Sali Berisha çmimin “Princi i Asturias” dhënë për shkrimtarin e njohur shqiptar, Ismail Kadare. Kryeministri Sali Berisha i telefonoi menjëherë pas ceremonisë shkrimtarit të madh, Kadare, dhe i përcolli atij urimet më të përzemërta të tij personale dhe të qeverisë shqiptare. Në këtë bisedë telefonike, Berisha i shprehu kënaqësinë për këtë vlerësim të jashtëzakonshëm, këtë nder të madh dhe të merituar, që iu bë kolosit të letrave shqipe, njërit prej shkrimtarëve më të mëdhenj të kohërave, Ismail Kadare, nga Kurora Mbretërore e Spanjës dhe juria prestigjioze e çmimit të dytë më të rëndësishëm në botë, “Princi i Asturias”. “Kjo është një ditë e madhe për ju, për familjen tuaj dhe për të gjithë shqiptarët. Është një ditë shënuar dhe historike në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Spanjës. Nderimi i madh dhe plotësisht i merituar që sot Spanja dhe Kurora Mbretërore spanjolle i bëri sot punës dhe veprës suaj të madhe, janë një krenari e veçantë për çdo shqiptar”. Shkrimtari Ismail Kadare e falënderoi Kryeministrin Berisha për këtë telefonatë të ngrohtë dhe për urimet e përzemërta që ai i përcolli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›