E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon Massimo Palumbo



Massimo Palumbo, një nga personalitetet më të njohura në Drejtimin e Orkestrave Qvropiane, si ato të Opera De Paris, Opera e Bajernit, Orkestra Kombëtare e Spanjës, Orkestra e Shtutgardit, e Drezdës, e Vjenës, si dhe ka qenë solist i Teatrit La Scala di Milano, vizitoi Shqipërinë, ku dje ai është pritur nga Kryeministri Sali Berisha. Në këtë takim mori pjesë edhe violinistja e njohur shqiptare, Suela Mullaj. Palumbo do të jetë drejtori i ri artistik i Orkestrës Simfonike të RTSH dhe në këtë kuadër ai i paraqiti Kryeministrit Berisha vizionin e tij dhe të stafit të tij mbi ngritjen e nivelit të kësaj orkestre në një stad superior. Kryeministri siguroi për mbështetjen e qeverisë shqiptare në riorganizimin dhe fuqizimin e Orkestrës së RTSH, duke theksuar se ajo ka qenë dhe mbetet krenari dhe ekselencë e artit shqiptar në vend dhe në botë. Berisha nënvizoi rëndësinë dhe prioritetin për mbështetjen e talenteve të reja në këtë fushë, ku artistët tanë kanë shkëlqyer dhe kanë qenë ambasadorët më të mirë të vendit të tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›