Berisha: Kërkesë për shkarkimin e Kreshnik Spahiun

Kërkesa do të depozitohet në Parlament për shkarkim, si institucioni më i rëndësishëm vendimmarrës në vend.
Sipas tij, parti e nënkryetarit është edhe parti e kryetarit të KLD-së, duke shtuar se janë dhunuar rëndë dy institucione. “Ata i kanë lejuar vetes që institucionet, të cilat i janë besuar në përputhje me kushtetutën, dhe që janë institucionet më të rëndësishme, të përdoren në mënyrë të papërgjegjshme për interesa strikt partiake, por do të thosha duke dhunuar rëndë këto dy institucione. Unë i përshëndes deputetët për marrjen e këtij vendimi dhe disa prej tyre kanë thënë se KLD-ja nuk do t`ia heqë mandatin këtij aventurireri dhe sharlatanit pasi e ka të bashkërenduar me kryetarin", ka shtuar Berisha.
Gjatë fjalës për më shumë se një orë, kryeministri u ndal edhe tek zgjedhja e Presidentit të ri. Sipas tij, për përzgjedhjen e kreut të Shtetit do të respektohet Kushtetuta. “Kjo mazhorancë ka potenciale të mëdha për t’i dhënë vendit një President me potenciale. Do të jetë Kushtetuta e vendit që do të zbatohet pikë për pikë”, vijoi ai. Më tej, Berisha tha se pas Aleancës Kuqezi qëndron vetë presidenti aktual, Bamir Topi.
Berisha, viti për shumëçka!
Ka premtuar shumëçka në mbledhjen e qeverisë, nga dyfishimi i pagave dhe pensioneve, e deri tek krijimi i një rrjeti online për blerjet në internet, “Shqipëria blen”.
Kryeministri Sali Berisha, thirri deputetët në mbledhjen e përjavshme të grupit demokrat, ku përmendi edhe një herë sukseset e ekonomisë shqiptare dhe përballimin që kjo ekonomi bëri ndaj krizës botërore.
“Kriza e madhe që ka pllakosur Evropën dhe më gjerë nuk është një krizë afatshkurtër. Modeli ekonomik funksion dhe i ka dhënë këtij vendi rritjen më të madhe në Evropë”, tha Berisha.
Ai përmendi edhe prioritetet e tjera përgjatë këtij viti, si përfundimi i shumë rrjeteve rrugore, apo investimet e mëdha në fushën e arrorëve dhe drurëve frutorë. Në prag të jubileut të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, Berisha tha se do të bëhet një rishikim të figurave historike.
“Ky 100 vjetor, do të jetë nderim, vlerësim, besim dhe vizion për të ardhmen. Ky 100 vjetor duhet të na shërbejë për një vlerësim real të historisë sonë. Është në qëllimin tonë të njohim dhe të vlerësojmë me objektivitet realist të gjitha kontributet, që nisin që nga viti 1978 deri në 2008 me shpalljen e pavarësisë së Kosovës”, u shpreh kryeministri.
/vijon...../
2012-01-16 14:05