Më 15 prill, vendimi për të arrestuarit e fundit

Nga Express më 13 prill 2011 në ora 21:03
Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë kërkesë për vazhdimin e të gjitha masave kufizuese për të gjithë personat, për të cilët është lëshuar urdhër-arrest, ndërsa trupi gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë do të marrë vendimin deri më15 prill për vazhdimin e paraburgimit të të arrestuarve, të dyshuar për kinse krime lufte në Kosovë, ka bërë të ditur Zyra për informim e EULEX-it.
Kundër arrestimeve të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët akuzohen për kinse krime lufte, sot kanë protestuar studentët e Universitetit të Prishtinës, të cilët kanë kërkuar lirimin e tyre të menjëhershëm.
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, janë arrestuar disa ish-pjesëtarë të UÇK-së nën dyshime për kinse krime lufte.