Me 26 qershor, mberrijne 19 vezhguesit e KE
19 anetare te nje delegacioni te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, kryesuar nga Corien Jonker do te vizitojne Shqiperine nga 26-29 qershori, per te vezhguar procesin zgjedhor te se dieles. Ky delegacion do te vezhgoje ne menyre te pavarur procesin, krahas vezhguesve te tjere te OSBE-ODIHR. Delegacioni do te takoje kreun e KQZ-se si dhe perfaqesues te partive politike qe garojne ne zgjedhje, perfaqesues te shoqerise civile dhe medias, para vezhgimit te zgjedhjeve ne te gjithe vendin. Me pare nje delegacion i ketij organizmi, vizitoi Tiranen nga 4-5 qershori i ketij viti ku gjate takimit me autoritetet, theksuan rendesine e nje procesi zgjedhor qe te permbushe standardet. Keshilli i Evropes ka theksuar rendesine qe cdo shtetas te pajiset me karte identiteti, ne menyre qe askujt te mos i mohohet e drejta e votes me 28 qershor. Duke vleresuar se keto zgjedhje jane test i forte per maturine e demokracise ne Shqiperi, vezhguesit e Keshillit te Evropes i kane bere thirrje autoriteteve te plotesojne te gjitha rekomandimet e nevojshme qe ka dhene Asambleja Parlamentare e ketij organizmi. Konkluzionet paraprake te ketij organizmi per zgjedhjet pritet te behen publike ne 29 qershor, ne nje konference te posacme per shtyp.