E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosja "Fazlic", sot skadon afati i hetimeve

Deri në orën 12:00 prokuroria e Tiranës duhet t’i japë fund shqyrtimit të dosjes, cka do të thotë se prokuroria do t’i komunikojë një akuzë konkrete dhe të dërgojë dosjen në gjykatë, ose të pushojë cështjen. 

TIRANE-Skadon sot në mësdite afati i hetimeve ndaj serbo-boshnajkut, Damir Fazllic. Deri në orën 12:00 prokuroria e Tiranës duhet t’i japë fund shqyrtimit të dosjes, cka do të thotë se prokuroria do t’i komunikojë një akuzë konkrete dhe të dërgojë dosjen në gjykatë, ose të pushojë cështjen.

Hetimet ndaj serbo-boshnjakut nisën më shumë se gjashtë muaj më parë, pasi dyshohej se kishte pastruar para në vendin tonë. Prokuroria vendosi për shtyrjen edhe për një muaj të afatit të hetimit ndaj biznesmenit, për të mësuar për fatin e letërporosive, nëpërmjet të cilave është kërkuar informacion për transaksionet bankare dhe veprimtarinë e kompanive të Fazliç. Nëpërmjet letër-porosive dërguar në Angli, Kroaci, Bosnjë, dhe Zvicër u kërkua informacion për veprimtarinë dhe llogaritë bankare të Fazliç. Vonesa e zbatimit të këtyre letër-porosive bëri që Prokuroria të firmosë dhe për një muaj zgjatjen e afateve të hetimit, vendim i cili kundërshtohet tashmë nga serbo-boshnjaku.

Në fund të prillit Apeli la në fuqi vendimin e Gjykatës së shkallës së parë për heqjen e sekuestros për pronat e biznesmenit serbo-boshnjak, Damir Fazllic të sekuestruara me urdhër të Prokurorisë së Përgjithshme. Akuza urdhëroi bllokimin e pasurive të patundshme, që janë në emër të kompanisë "Crown Acquisitions".

(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›