Me AMC, flisni deri në 30 lekë/minuta drejt numrave celulare dhe fiks në 10 shtete
Të gjithë klientët e AMC, me parapagese dhe me kontratë, mund të ndajnë gëzimet me të afërmit dhe të njohurit e tyre jashtë Shqipërisë duke i sjellë më afër nëpërmjet një telefonate që kushton deri në 30 lekë për minutë. Këto paketa thirrjesh ndërkombëtare vlejnë drejt operatorëve celularë dhe fiks të 10 shteteve. Festat e fundvitit janë për t’u ndarë me familjarët, të njohurit, me të gjithë të dashurit afër dhe pranë. Këtë vit të gjithë mund të urojnë më shumë të afërm që nuk ndodhen pranë tyre, sepse AMC ka menduar për klientët e saj dhe të afërmit e tyre që nuk ndodhen në Shqipëri. Gjatë gjithë periudhës festive deri më 31 janar 2010, të gjithë abonentët AMC mund të blejnë paketa 10 minutëshe prej 400 lekësh (pa TVSH) dhe paketa 20 minutëshe prej 600 lekësh (pa TVSH). Ajo që klientët duhet të bëjnë është shumë e thjeshtë: të hyjnë në menynë AMC Easy (#100#), pastaj të zgjedhin kategorinë “Ofertat e mia” dhe kështu përfitojnë minutat për të folur me miqtë, familjarët dhe të dashurit e tyre në: Greqi, Itali, Kosovë, Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Turqi, Gjermani, Francë, Angli, SHBA dhe Kanada. Kjo ofertë e fundvitit mundëson që abonentët e AMC të flasin drejt numrave fiks dhe telefonave celularë në të gjitha këto vende. Klientët do të kenë mundësi të blejnë 2 paketa çdo muaj, të cilat janë të vlefshme për 7 ditë që nga dita e aktivizimit.
Kriza financiare globale ndikon edhe tek çmimet “Nobel”
Çmimet e famshme “Nobel” mund të varfërohen në vlerën e tyre financiare, si pasojë e efekteve të krizës ekonomike globale. Ndikimi i krizës globale financiare duket se po prek edhe institucione prestigjioze të njohura në mbarë botën. I tillë është edhe Fondacioni “Nobel”, i cili po parashikon që t’i reduktojë çmimet me të cilat i shpërblen fituesit e çmimit të tij të famshëm. Lajmi është konfirmuar nga vetë drejtuesi i këtij fondacioni, Mikael Solman, sipas të cilit një masë e tillë duket se është e domosdoshme në kohën kur botën e ka kapluar një krizë e madhe ekonomike, e cila ka dhënë ndikimet e veta kudo. Ndër të tjera, ai tha se fituesit e këtij viti nuk duhet të tremben aspak, pasi ata do të marrin shumën që kanë merituar sipas akordimit të çmimit përkatës, prej 1.5 milionë dollarësh, por nuk dihet nëse ky fondacion do të ketë takatin t’i paguajë kaq edhe gjatë viteve të ardhshme. Ndërkohë, që po mendohet edhe strategjia e akordimit të më pak çmimeve për të mos ulur shifrën, ose në të kundërt, fondacioni “Nobel” do të jetë i detyruar të mos t’i paguajë më me 1.5 milionë dollarë fituesit e çmimeve që shpërndan.
8 Dhjetor 2009