E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Me Kosoven duhet me shume bashkepunim institucional"

Presidenti i Republikes, Bamir Topi, priti dje ne nje takim Kryetarin e Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi dhe dy anetaret e kryesise se Parlamentit, Sabri Hamiti dhe Xhavit Haliti, qe e shoqeronin gjate vizites ne vendin tone. Kryetari i shtetit u shpreh se "e ka ende te fresket perjetimin e vizites se realizuar ne Kosove ne fund te muajit janar dhe mikpritjen e dashurine vellazerore te popullit e institucioneve te Kosoves, te cilat e shoqeruan gjate tre diteve te qendrimit te tij atje". Gjate takimit, Presidenti Topi vuri ne dukje se "tashme eshte ne detyrimin e te gjitheve, qe opinioni boteror te furnizohet me argumentet e natyrshme, te cilat do t'i sherbejne vijimit te procesit te njohjes se shtetit te Kosoves nga te gjitha vendet, si shteti me i ri ne bote". Kreu i Shtetit perseriti qendrimin se "reagimet ne Beograd jane te papranueshme". "Moderacioni i klases politike ne Kosove eshte ajo qe vleresohet me shume ne gjithe kete proces", nenvizoi Presidenti Topi, duke shprehur besimin se "retorikat e Rusise e Beogradit do vijne duke u sfumuar, pasi shkeputja e Kosoves ka nisur qe ne vitin 1999".
Duke patur parasysh ndjeshmerine e SHBA-se por edhe te vendeve te BE-se e me gjere, Presidenti Topi shprehu besimin se "Kosoven e pret nje e ardhme e shkelqyer". Nga ana e tij, Kryetari i Parlamentit te Kosoves, Krasniqi duke vleresuar perpjekjet e vazhdueshme te te gjitha institucioneve shqiptare ne funksion te kurorezimit te pavaresise, sidomos ne sferen e diplomacise, verejti se "Kosova ka ende nevoje per ndihmen e Shqiperise ne fazen e forcimit te shtetit te ri".
Ne kete drejtim, Presidenti Topi ofroi gatishmerine maksimale te te gjitha institucioneve, por dhe ate personale se "Shqiperia do mbetet e perkushtuar per ceshtjen e Kosoves". "Ne kete faze eshte jetesore rritja e komunikimit dhe e bashkepunimit institucional e individual ne te gjitha fushat per te krijuar terrenin e duhur per ecjen perpara te dy shteteve tona dhe perfundimi i rruges Durres-Kukes do lehtesoje kete komunikim duke rritur edhe shkembimet tregtare", tha Topi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›