E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pavaresia e Kosoves, pergjegjesi per gjithe shqiptaret

Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, deklaroi dje se "data 17 shkurt, eshte nje dite e madhe per shqiptaret e Kosoves dhe per te gjithe shqiptaret e kudondodhur, por sigurisht eshte nje dite e madhe edhe per Ballkanin dhe te ardhmen e tij Euroatlantike". I ftuar ne forumin me teme "Kosova dhe Sfidat pas pavaresise", i organizuar nen kujdesin e Presidentit te Republikes, Bamir Topi, ministri i Mbrojtjes, Mediu, deklaroi se "keto ngjarje te medha, padyshim qe sjellin edhe pergjegjesi te medha, jo vetem per lidershipin e Kosoves, por edhe per te gjithe shqiptaret".
Mediu u shpreh se "realizimi i endrrave euroatlantike dhe samiti i Bukureshtit eshte nje hap i rendesishem per vleresimin e Ballkanit dhe shqiptareve". Sipas tij, "vleresimet maksimale qe jane bere nga SHBA, na bejne ta shikojme te ardhmen me nje pergjegjesi te madhe". "Parlamenti i Kosoves gjate leximit te deklarates per pavaresine e Kosoves, ka bere te ditur edhe planin e vet te veprimit, dhe ky plan veprimi kerkon koordinim midis te dy vendeve tona fqinje", u shpreh Mediu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›