Uithers: SHBA-të presin nga Shqipëria zgjedhje të lira
Zgjedhjet parlamentare shqiptare janë në vëmendje të plotë edhe nga SHBA. Uithers garantoi se SHBA do të vijojë bashkëpunimin me qeverinë e re qe do të dalë nga zgjedhjet e Qershorit
BERAT-Ambasadori amerikan në Shqipëri, Xhon Uithers u shpreh sot se SHBA-të presin që zgjedhjet parlamentare shqiptare që priten të zhvillohen më 28 Qershor të jenë të lira dhe të ndershme. Mesazhi diplomatit amerikan u dha sot nga Berati ku ai ndodhet për një vizite me prefektin e këtij Qarku dhe kryetarin e Bashkisë së qytetit.
Uithers në fjalën e tij rreth zgjedhjeve, garantoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojë të bashkëpunojnë ngushtë me qeverinë e re që do të dalë nga votimet e shqiptarëve. Ambasadori theksoi se SHBA-të do të vazhdojnë të jenë mbështetja kryesore për shqiptarët në arenën ndërkombëtare. Por, zgjedhjet sic vlerësoi Uithers kërkojnë edhe starndarte. Në këtë pikë ai përmendi procesin me kartat e identitetit. Ai kërkoi që procesi i rëndësishëm të ecë normalisht dhe të realizohet në kohë. Më pas ambasadori vijoi me apelin që te gjithe shqiptaret te aplikojne per kartat e identitetit deri ne 28 maj.
(d.b/BalkanWeb)