Zgjedhjet, KSHH apel partive: Bëni fushatë të kulturuar
Komiteti Shqiptar i Helsinkit u drejton apel Partive Politike që të angazhohen për një fushatë elektorale të kulturuar. "Propaganda zgjedhore te karakterizohet nga nje debat kontruktiv", kerkon KSSH.
TIRANË - Gati një muaj para zgjedhjeve të reja parlamentare në Shqipëri, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, (KSHH) u drejton apel Partive Politike që të angazhohen për një fushatë elektorale të kulturuar.
"Propaganda zgjedhore duhet të karakterizohet nga një debat konstruktiv dhe norma të kulturës demokratike", thuhet në deklaratën e shpërndarë sot për mediat nga KSHH.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit sugjeron që partitë politike të shprehin publikisht angazhimin dhe gatishmërinë për të zhvilluar një fushatë të ligjshme dhe pa konflikte.
Në cdo prag zgjedhjesh KSHH ka drejtuar apele ku të respektohet etika në fushata elektorale. Pavarësisht premtimit të subjekteve, etika është shkelur dhe nuk është respektuar. Edhe në këtë garë elektorale, liderët e partive shqiptare kanë garantuar ne menyre sporadike për fushatë të kulturuar.
(d.b/BalkanWeb)