E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli mbledh gratë e Kombinatit, sulmon Ramën nga familja



Jozefina Topalli zhvilloi një takim me gratë e lagjes së Kombinatit në Tiranë. Pasi bëri një ekspoze të reformave të ndërmarra nga qeveria, Topalli u ndal gjatë fjalimit të saj te kryetari i PS-së, Edi Rama. “Kryetari i Bashiksë së Tiranës, siç e keni ndjekur, hapi fushatën e tij elektorale me djemtë e bllokut të vjetër në Qytetin e Studentit. Aty ku ishte Vaterloo-ja e etërve të tyre dhe dështoi. Vazhdoi në Lushnjë dhe pati takimin më të vogël që mund të ekzistonte. Shkoi në Fier dhe pati edhe më pak njerëz sesa kishte në Lushnjë. Ai është diku këtu në lagjen tuaj, por nuk i shkojnë nënat, nuk i shkojnë motrat, nuk mund t’i besojnë. Ai që nuk ka familje, nuk mund të mendojë për vendin. Ai që nuk mendon për fëmijën e tij, nuk mund të mendojë për fëmijët e të tjerëve. Ai që përbuz të varfrit, ai që sheh me përbuzje njeriun e thjeshtë, ai nuk mund të mendojë për të. Ai nuk mund të drejtojë as partinë, as vendin dhe mbas 28 qershorit as Bashkinë”, - tha kryetarja e Kuvendit.

5 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›