Dy parti në Mal të Zi kritikojnë presidentin malazez për mungesën e Kosovës në forum
Dy parti politike shqiptare në Malin e Zi, “Unioni Demokratik Shqiptar” dhe “Alternativa Shqiptare” kanë kritikuar presidentin malazez Filip Vujanoviç sepse në Samitin e shefave të shteteve të Europës Juglindore nuk ishte ftuar presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu. Samiti po mbahet në Cetinjw. Në të po marrin pjesë presidentët nga Shqipëria, Sllovenia, Serbia, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Bullgaria dhe kryesuesi i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës. Sipas radios “Europa e lirë”, arsyeja për mosthirrjen e Sejdiut është në faktin se Mali i Zi dhe Kosova ende nuk kanë vendosur marrëdhënie të ndërsjella diplomatike.
5 Qershor 2009