E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre plumba për shqiptarin, në afërsi të një pub-i

Autori i Lajmit: Red.
Sërish episod kriminaliteti në Itali, ku në qendër të tij ka qenë një shqiptar. Policia italiane konfirmon se nga një makinë është qëlluar 3 herë me armë zjarri në drejtim të një burri. Ngjarja ka ndodhur në pjesën e jashtme të një pub-i në Gaxhiano të Milanos. Bëhet fjalë për një qytetar shqiptar identiteti dhe mosha e të cilit nuk bëhen të ditur, që u plagos nga të tre plumbat dhe menjëherë pas kësaj është çuar në spitalin San Karlo, ku gjendet i shtruar në gjendje të rëndë, megjithëse duket se nuk rrezikon jetën.
Ky lajm është publikuar: 26/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›