Vidhen pajisjet e TV-Alsat të Tetoës
Autori i Lajmit: Red.
Persona të panjohur gjatë natës kanë vjedhur pajisjen e TV-Alsat në rajonin e Tetovës përkatësisht në Malin e Thatë, ku është i vendosur ripetitori, nga i cili transmetojnë program të gjitha Televizionet kombëtare dhe ato lokale në Maqedoni, që mbulojnë territorin e Pollogut në Maqedoninë Perendimore. Janë vjedhur marrësi i sinjalit, drajveri, transmetuesi dhe transformatori i energjisë elektrike me çka qytetarët e rajinit të Pollogut nuk kanë mundësi të ndjekin programin e TV të vetëm kombëtar që emeton program në gjuhën shqipe. Rasti është denoncuar në stacionin më të afërt policor-Zhervojanë. Personat e panjohur përveç pasjisjes së TV-Alsat nga repititori kanë vjedhur edhe pajisjen e TV lokal të Tetovës TV-Art. Është kjo hera e dytë që persona të panjohur dëmtojnë dhe vjedhin pajisjen e TV-Alsat nga transmetuesi në malin e Thatë. Herën e parë në nëntor të vitit 2007 u vodhën vetëm drajverat e transmetuesit dhe u prenë kabllot e transmetimit. Alsati konstaton se personat që kanë kryer këtë krim kanë pasur një plan të përcaktuar për kryerjen e këtij veprimi, pasi saktësisht e kanë ditur se çka duhet bërë dhe cilat pajisje duheshin vjedhur pasiqë në të njëjtin ripetitor gjenden edhe pasijet e Televizioneve te tjera kombëtare dhe lokale që emetojnë program në rajonin e Pollogut. Sulmi i parë ndaj Tv Alsat në nëntor të vitit të kaluar, kur u dëmtua dhe u vodh paisja po tek transmetuesi në vendin e quajtur Mali i Thatë pasoi pas një presioni të madh dhe kërcënimeve të drejtëpërdrejta nga Ministria e Brendshme.
Ky lajm është publikuar: 26/05/2008