E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti, vdesin tre malazezë, në gjendje të rëndë shoferi i kamionit

Autori i Lajmit: Red.
Tre të vdekur dhe një i plagosur është bilanci tragjik pas një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 13.30 minuta në superstradën Lezhë–Shkodër. Një kamion me traga malazeze është përlasur më një autoveturë tip-golf, në afërsi të fshatit Gjadër të Lezhës, teksa udhëtonin në drejtim të kundërt me njëri-tjetrin. Kamioni me targa të Podgoricës së Malit të Zi po udhëtonte nga Tirana në drejtim të Shkodrës. Burime të policisë së Lezhës bënë të ditur se drejtuesi i Golfit ka hyrë në parakalim pa vënë re kamionin, dhe kur është gjetur përballë tij nuk ka patur mundësi devijimi. Pas përplasjes kanë mbetur të vdekur tre shtetas malazesë, të cilët udhëtonin me autoveturën. Policia ka indetifikuar vetëm dy nga viktimat, të cilat janë Alen Zaknoviç, 26 vjeç dhe Stefan Dukovi 21 vjeç, ndërsa përsoni i tretë, i cili është bashkëmoshatar me ta nuk indentifikuar akoma. Gjithashtu është plagosur rëndë edhe drejtuesi i kamionit. Tre malazezët, që mbeten të vdekur janë dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ndërsa drejtuesi i kamionit është në gjendje të rëndë.
Ky lajm është publikuar: 26/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›