Vetëvaret në plep, kishte dijeni për vrasjen e Remzi Hoxhës
Autori i Lajmit: Silvana Balliu
Gjendet i varur në një plep personi, që deklaronte se akuzohej për vrasjen e Remzi Hoxhës, biznesmenit shqiptaro-maqedonas i zhdukur 13 vjet më parë.
Kalimtarë të rastit kanë gjetur dje paradite në afërsi të fshatit Gjorm të Laçit trupin e 44-vjeçarit, Lefter Basha të varur në një plep.
Shkaku
Policia e lajmëruar për rastin në fjalë ka mbërritur në vendngjarje dhe nga hetimet e para ka konstatuar si shkak të vdekjes, vetëvarjen. Këtë version policia e përforcon edhe me faktin se rreth 2 javë më parë, Basha deklaroi se do të vetëvritej. Këtë deklaratë e bëri publike para mediave vetë 44-vjeçari, ku dha dhe një shfaqje tronditëse. Pasi pinte benzinë i kapur fort pas një shtylle, 44-vjeçari kërcënonte se do të vetëndizej. Shkak për këtë ai bënte zhdukjen e biznesmenit, Remzi Hoxha. 50-vjeçari bërtiste se e akuzonin me pa të drejtë për vrasjen e Hoxhës. Ai nuk mundi ta çonte deri në fund planin e tij të vetëvrasjes, pasi policia ndërhyri dhe i shpëtoi jetën. Lefter Basha kërkoi arrestimin e bashkëshortes së tij. Sipas 44-vjeçarit, "ajo ka bashkëpunuar me SHIK-un dhe di gjithçka për zhdukjen e Remzi Hoxhës". Basha pretendonte se para se të zhdukej Remzi Hoxha kishte qenë në banesën e tij, por asnjëherë dëshmitë e tij nuk u morën për bazë, pasi ai u konsiderua i sëmurë mendor. Pavarësisht tentativës së parë të dështuar për vetëvrasje, 44-vjeçari e realizoi atë pas 2 javësh, duke tmerruar kalimtarët e rastit që panë dje trupin e pajetë, teksa lëkundej në një plep anash rrugës që të çon në fshatin Gjorm. Policia vazhdon të hetojë arsyet që kanë çuar Lefter Bashën t i japë fund jetës me vetëvarje.
Tentativa e parë e dështuar për vetëvrasje
Më datë 6 maj 2008, Lefter Basha vendos të vrasë veten. Mungesa e besimit te Drejtësia dhe shantazhet që i janë bërë nga persona të paidentifikuar kanë detyruar këtë qytetar të Laçit të zgjedhë rrugën e vetëflijimit. Për ketë Lefter Basha ka zgjedhur pikën me të lartë të një vinçi dhe ka tentuar të vetëhidhet. Por roja e firmës së inerteve ka njoftuar policinë dhe më pas forcat RENEA, të cilat pas 5 orë negociatash e kanë bindur atë të zbresë nga lartasia, duke i premtuar se pretendimet e tij do të zgjidhen nga Drejtësia. Por, mesa duket asgjë nuk është zgjidhur dhe Basha kësaj here ka vendosur t i japë fund jetës pa u menduar dy herë dhe pa shumë shoë.
Ky lajm është publikuar: 26/05/2008