Me droge ne mes te fshatit, 3 bien ne pranga
Fier- Agjentet e Antidroges ne Fier vene ne pranga tre te rinj te dyshuar si perdorues dhe shperndares te lendeve narkotike te lehta ne qytet. Burime zyrtare policore bene me dije se te ndaluarit jane Egli Poci, 20-vjec, Klodian Yzeiri, 30-vjec dhe Aurel Shanka, 19-vjec, banuesa ne fshatin Ferme-Clirim te rrethit Fier. Eshte bere pas informacioneve te mbledhura ne rruge operative, pasi te rinjte dyshoheshin se mbanin lende narkotike, kurse ne vendin e quajtur fshati "Ferme Clirim", nga kontrolli fizik i ushtuar, jane kapur ne flagrance me nje sasi lende narkotike e llojit kanabis sativa, me peshe prej 14,80 gram, e cila u sekuestrua ne cilesine e proves materiale, se bashku me nje aparat telefoni celular. Gjate marrjes ne pyetje te ndaluarit mohuan te ishin shites te drogave, duke u shprehur se po e mbanin per konsumim personal, kurse policia ka nisur hetimet per te zbuluar origjinen dhe personat qe kane shitur sasine e droges. Prokuroria e Fierit po heton kete ceshtje per vepren penale "prodhim dhe shitje te lendeve narkotike, e kryer ne bashkepunim".