Shqiptaret, trafik droge me avione
Detroit- Shtate persona, tre nga te cilet shqiptare, jane arrestuar nga DEA, Njesia e Operacioneve Antidroge ne SHBA, ndersa nen hetim eshte marre Zyra e Sherifit te Sanilac County, pasi drejtuesit e saj dyshohen te kene ndihmuar kete trafik. Drejtuesi i rrjetit qe vepronte kryesisht ne zonen e Detroit dhe me tej ne kufirin amerikano-kanadez, drejtohej nga shqiptari Robert D'Leone, me pseudonimin "Romeo", i cili mendohet te kete marre identitet te ri pas mberritjes ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, pasi kerkohej edhe nga Interpol Tirana per akuzen e "vrasjes". Por Policia e Shtetit nuk dha dje asnje deklarate lidhur me operacionin ne SHBA dhe D'Leonen. Dy shqiptaret e tjere te arrestuar jane Vullnet Zeneli, i njohur si "Vince" dhe "Zoo" e Edon Shabani, me pseudonimin "Piloti". Gjate operacionit jane sekuestruar sasi te medha droge heroine, marihuane dhe ekstazi, me destinacion Toronton ne Kanada dhe qe mblidhej ne aeroportet e vogla te SHBA-ve para trafikimit. Te ndaluarit e tjere jane dy amerikane dhe dy kanadeze, keta te fundit jane ndaluar te paret disa muaj me pare. Hetimet kishin nisur prej nentorit te vitit te kaluar, kurse vlera e pergjithshme e trafikut shkon ne rreth 30 milione dollare, kurse ajo e kapur ne aksionin e fundit ne 2,5 milione dollare. Policia deklaron se te dyshuar jane edhe shqiptaret Arben Krasnica, Gezim Prifti, Arben Pepa, qe pritet te ndalohen.
"Agjentet goditen nje rrjet te trafikut nderkombetar te droges dhe ekstazise ne Sandusky. Pese persona u arrestuan direkt, kurse dy te tjere ishin ndaluar me pare ne Toronto te Kanadase", njoftoi media amerikane dje. DEA ka kryer kontrolle te shumta ne zonen e njohur si Sanilac County, ku dyshohej se vepronin dhe leviznin anetaret e grupit. Si kreu i rrjetit eshte identifikuar Robert D'Leone, i njohur dhe si "Romeo", i cili dyshohej me pare dhe per trafik kokaine ne Micigan dhe me tej grumbullimin e narkotikeve dhe ekstazise ne aeroporte te ndryshme te vendit, me qellim trafikimin drejt Kanadase. "Interpoli ka leshuar nje urdher-arresti nderkombetar per D'Leonen, i cili ka lene Shqiperine para se te arrestohej nga policia e ketij vendi si i dyshuar per nje vrasje dhe gjykata e ka nen proces ne mungese", deklaroi policia amerikane pas aksionit. Por Interpol Tirana dhe Policia e Shtetit nuk dhane asnje njoftim zyrtar dje per te konfirmuar arrestimin e te dyshuarit dhe identitetin e tij te vertete, apo historine e vrasjes per te cilen akuzohej.
Kater te tjeret, pjese e grupit te drejtuar nga "Romeo", jane dy bashkeatdhetaret, Vullnet Zeneli, i thirrur me pseudonimet "Zoo" dhe "Vince", Edon Shabani, "Piloti", amerikanet Jeffrey Lee, "UFC" dhe Shaun LeCours. "Autoritetet nuk dhane detaje te tjera rreth operacionit dhe rolit te te dyshuarve ne rrjet, ndersa dyshohet se LeCours kryente fluturime nepermjet kufirit kanadezo-amerikan me qellim trafikun e ngarkesave te droges", shkruhej ne mediet vendase. Por LeCours dhe D'Leone rezultojne edhe rezidente ne Kanada, me dokumente te rregullta.
Artur Qoraj
Te arrestuar:
Robert D'Leone, "Romeo"
Vullnet Zeneli, "Zoo", "Vince"
Edon Shabani, "Piloti"
Jeffrey Lee, "UFC"
Shaun LeCours, aviator
Matju Mody, 32-vjec
Xhes Rusenstrom, 20-vjec
Nen hetim:
Arben Krasnica, 32-vjec
Gezim Prifti, 28-vjec
Arben Pepa, 29-vjec
Sekuestruar:
45 kg kokaine dhe heroine
135 kg ekstazi
208 mije doza ekstazi
25 mije pako marihuane
30 milione USD vlera e mallit
DEA heton dhe Zyren e Sherifit
Njesia Operacionale Antidroge e SHBA-ve, DEA, beri me dije se ka nisur hetimet edhe ne ngarkim te Zyres se Sherifit ne Sanilac County, ku drejtues te saj dyshohen se mund te kene ndihmuar rrjetin apo te kene bashkepunuar dhe neglizhuar duke lejuar trafikun me mjete fluturuese nepermjet aeroporteve periferike. Policia Kufitare kishte ndaluar me pare dy shtetas kanadeze te dyshuar per kete trafik me nje ngarkese prej 2 milione dollaresh marihuane dhe ekstazi, e nisur prej aeroportit Sandusky ne 6 nentor te vitit te kaluar, por qe nuk ishte konstatuar nga policia amerikane. Te ndaluarit ishin Matju Mody, 32-vjec dhe Xhes Rusenstrom, 20-vjec, te gjetur fajtore si transportues te droges. Te ndaluarit pritet te denohen ne muajin shtator nga gjykatesi i distriktit Detroit, John C. O'Meara, per akuzen e trafikut.
Vlera e droges dhe ekstazise, 30 milione USD
Policia kishte nisur hetimet prej vitit te kaluar, kur ndaloi dy kanadeze me nje ngarkese prej 2 milione dollaresh ekstazi e marihuane, qe transportohej me avion drejt Kanadase. Avionet niseshin nga aeroporte periferike, kryesisht ne Micigan. Por avionet e vegjel kryenin edhe transport kokaine dhe heroine, apo te parave te fituara nga ky trafik. Fillimisht jane kapur 45 kg heroine e kokaine dhe 135 kg ekstazi nentorin e kaluar qe kishte fluturuar nga aeroporti Sandusky, qe u konstatua ne Kanada. Por ne kete grup sipas hetimeve dyshohet te jene pjese edhe shqiptare te tjere. Policia deklaron se te dyshuar jane edhe Arben Krasnica, Gezim Prifti, Arben Pepa, qe pritet te ndalohen. Policia tha se vlera e marihuanes se trafikuar apo te kapur shkon ne 25 milione dollare, kurse e ekstazise deri ne 5 milione dollare. Behet fjale per 25 mije pako marihuane dhe 208 mije doza ekstazi. Policia amerikane ka nen hetim edhe disa shtetas kanadeze dhe amerikane per kete ceshtje.