E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më ekstreme se meshkujt

Për pjesëtaret e organizatave neonazistë shpesh shkruhet vetëm si për vajza dhe gra të neonazistëve të vërtetë. Por, ish-anëtarja e një organizate të tillë pohon se ky është një mendim i gabuar, sepse parimisht femrat janë shumë më ekstreme se meshkujt.

Elin sot jeton në Stockholm. Emri i saj i vërtetë është ndryshe, sepse ajo deri para disa viteve ishte anëtare e një organizate neonaziste, andaj dëshiron të mbetet e panjohur. Fillimisht tek e djathta ekstreme e tërhoqi ndjenja e përkatësisë, megjithëse pastaj e humbi turpin dhe pranoi se i urrente të huajt. Para katër viteve u arrestua nga policia si një terroriste e mundshme.

Elin është e bindu se neonazistët më radikalë në fakt janë femra.

"Ju pengon kur ju konsiderojmë më pak të rëndësishme, si dikë që s’mund të bëjë diçka sepse nuk jeni mjaft e mençur ose e fuqishme – mendërisht dhe fizikisht. Mendoj se kjo qasje i bënë femrat më të fuqishme, sepse na duhet që gjithmonë të tregohemi dhjetë herë më shumë sesa meshkujt”.

"Femrat maten vetëm për nga ajo se me kënd kanë fjetur”

Së këndejmi pikëpyetje e madhe mbetet se cili ishte roli i Beata Z. në grupin e Zwickau? Tash për tash ajo po heshtë, por a ishte ajo vetëm anëtare, apo organizatore dhe kryese e krimeve? Ajo që dihet është se ajo ua kishte vënë zjarrin banesave të anëtarëve të grupit, për të zhdukur të gjitha gjurmët. Shumë media mendojnë se Beata Z. ishte vetëm një “nuse neonaziste”.

Për Ester Lehnert, e cila me vite të tëra merret me femrat neonaziste, kjo është befasuese.

"Kur karakterizohen femrat, njëlloj vëmendjeje më e madhe i kushtohet seksualitetit të tyre ‘deri diku të ndershëm’, ose asaj se me kënd ato kanë fjetur, por jo edhe rolit që kishin ato. E, tek meshkujt vëmendje më e madhe i kushtohet përmbajtjes. Andaj edhe e konsideroj të rrezikshme që prapavija ideologjike e Beata Z. mbetet plotësisht anash”, thekson ajo.

Ka kohë që pjesë e të djathtëve janë edh femra, madje në të gjitha nivelet. Deri tani mendohej se ato janë më pak të dhunshme se meshkujt, dhe se roli i tyre ndërlidhej me diçka në prapavijë. Por, profesoresha Lehnert mendon se pikërisht në Gjermani shihet se q në vitin 2000 vërehej rritja e numrit të grupeve të pavarura ekstreme djathtiste të fermave.

Kjo nënkupton se në mesin e neonazistëve ndodhi modernizimi, dhe se femrat mund të thonin se: nëse duam të dëshmohemi para meshkujve tanë, qoftë edhe brenda organizatës, atëherë na duhen struktura që përbëhen nga femrat.

Femrat janë më të mira se nazistët morbid

Fillimisht, femrat në mesin e neonazistëve kryesisht ishin të moshuara – femra që dikur ishin pjesë e nazizmit.

Ato kishin një rol strategjik, sepse shpesh shfaqnin atë “fytyrën miqësore” të lëvizjeve neonaziste, si për shembull, pak para zgjedhjeve. Ishin të pakta ato që vendosnin ta braktisnin lëvizjen dhe të kërkonin ndihmë. Për këtë dëshmon edhe Robert Örell, nga shoqata suedeze Exit, e cila i ndihmon anëtarët e të djathtës ekstreme për braktisjen e saj.

"Nëse dëshironi të pranoni anëtarë të rinj, atëherë është mirë që rreth vetes të më shumë femra se nazistë muskulorë dhe përplot me tatuazhe. Imazhi i lëvizjes tuaj do të jetë ai i femrave dhe meshkujve të bashkuar”, thotë ai.

Sipas ish-anëtares së lëvizjes neonaziste, këtu nuk bëhet fjalë vetëm për imazhin.

"Me pranimin e femrave, në lëvizje shpesh anëtarësohet komplet familja. Meshkujt shpesh largohen kur gjejnë një femër dhe kur bëhen me fëmijë. Me femrat në organizata neonaziste vije e tërë familja, kështu që lëvizja bëhet më e pjekur. Prandaj femrat edhe paraqesin një kërcënim aq të madh”.

Por, as ish-ekstremistja nuk e kupton se si është e mundur që grupi nga Zwickau, që vrau për 13 vjet rresht, mbeti i pazbuluar. Megjithëse beson se kjo gjë do të mund të kishte ndodhur edhe tjetërkund, meqenëse e djathta ekstreme po bëhet gjithnjë e më e fortë.

"Më së tepërmi frikësohem nga pjesa paramilitare e neonazistëve, sepse atë Askush nuk e merr seriozisht. Nëse ndodh diçka – e besoj se do të ndodhë – dhe nëse nuk ndërmerret diçka shpejt dhe seriozisht, atëherë do të mbesim të befasuar të gjithë. Mund të aktivizojnë ndonjë bombë diku, dhe askush të mos dyshojë se ata qëndrojnë para sulmit”, shprehet ajo.

Dihet mirëfilli se neonazistët janë të impresionuar me armët, dhe se me dëshirë shtiren se janë ushtarë. Parimisht, askush nuk i merr seriozisht për shkak se nuk paraqesin asnjë kërcënim ndaj forcave të armatosura të sigurimit. Por, sigurisht që janë një kërcënim serioz për civilët e paarmatosur. Prandaj, Elin ka arsye që të jetë e brengosur, veçanërisht prejse ua ka kthyer shpinën. Sot, ajo nuk dëshiron asgjë tjetër përveç “që të jetojë një jetë të qetë dhe të zakonshme, me burrin dhe fëmijët”. Dhe, që kurrë më të mos e qasen prapa hijet nga e kaluara e saj. DW

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›