E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me fotografi, për gruan

Ambasada Spanjolle në Tiranë ka shpallur një konkurs fotografik për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Nisma ka për synim nxitjen, përhapjen dhe vlerësimin e fotografisë artistike. Nga Express më 10 shkurt 2011 në ora 12:24

Konkursi është hapur për të gjithë banorët e Shqipërisë, pa dallim kombësie, moshe ose gjinie, ndërsa temë e konkursit është "Gjendja e Gruas në Shqipëri".

Çdokush mund të paraqesë dy fotografi origjinale dhe të papublikuara më parë, pavarësisht datës së realizimit. Fotografitë duhet të jenë në format digjital (JPG dhe TIFF, me kapacitet maksimal 1 MB) dhe ato mund të dërgohen me postë elektronike ose në format të shtypur në adresë të Ambasadës Spanjolle në Shqipëri.

Në "dosje" duhet shënuar të dhënat personale dhe kontakti. Fotografitë e paraqitura do të publikohen në blogun Açión Cultural Española en Albania, ndërsa për to publiku voton online.

Juria, e përbërë nga anëtarët e Ambasadës dhe të Shtëpisë së Spanjës dhe nga fotografi Armando Babani, zgjedhin veprat më të mira në mesin e 25 fotografive më të votuara nga publiku. Çmimi i parë është 200 euro, kurse i dyti 100 euro. Afati për dorëzimin e fotografive është deri më 3 mars, në ora 24.

Ekspozita "Ellas, PhotoArt Project 2011", ndërkaq, hapet më 8 mars.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›