Tirana, modeli i shpresës së shqiptarëve
Prof. Dr. Besnik Baraj
Bisedoja para pak ditësh me dy kolegë britanikë, të cilët prej 10 vjetësh bashkëpunojnë me institucionet akademike në Shqipëri. Si ju duket Tirana, i pyeta. “Të pabesueshme janë ndryshimet, bile ndryshimet këtu vihen re nëse mungon pak muaj, e jo më të rrish pa ardhur për vite”, m’u përgjigjën. Rëndom këtë e dëgjon të thuhet nga shumica e shqiptarëve që kanë emigruar. Kushdo që takon i huaj a shqiptar që jeton jashtë Tiranës apo në Tiranë, por që ka sy e mendje të paturbulluar nga mllefi politik të thotë se Tirana ka kthyer shpresën, se ky vend mund të bëhet. Plot nga këto detaje bisedash entuziaste për Tiranën më erdhën në mendje teksa lexova negativitetin e një artikulli të botuar te “Panorama”. E kishte shkruar një mik opozitar, që aktualisht qahet për Tiranën sepse partia e tij është në luftë me Ramën. Deformimi i një pozicioni politik ka deformuar lentet e përshkrimit të realitetit. E ndërsa flitet dhe kërkohet që të ketë mirëkuptim e jo mllef mes të gjithë atyre që janë në opozitë me gënjeshtrën berishiane, këta shkrues me frymëzim partiak bëhen pjesë e korit të Berishës. Duke gënjyer me ose pa dashje p. sh., për furnizimin me ujë në Tiranë! Kur them pa dashje kam parasysh mundësinë që të mos e dinë akoma se për furnizimin me ujë të pijshëm të banorëve të Tiranës, sot e gjithë ditën është përgjegjëse Qeveria e Berishës dhe jo Bashkia e Tiranës. Por kjo e të gënjyerit pa dashje është një hipotezë pa gjasa reale. Sepse dihet fare mirë edhe nga këta miq se qeveria kërkon t’i kalojë bashkisë barrën e përgjegjësisë para njerëzve, po jo kompetencën reale për furnizimin me ujë përmes një administrimi, ku përgjegjësinë reale e ka Bashkia e Tiranës dhe Edi Rama. E thënë ndryshe, në vendimin e qeverisë së “Berishës” mund të lexosh çudira të padëgjuara lidhur me këtë kalim përgjegjësie, por mjafton të thuhet se kryebashkiaku dhe ekzekutivi i bashkisë sipas vendimit në fjalë s’kanë asnjë lloj fuqie mbi ndërmarrjen. Pra, “edhe të të bëjnë prift edhe të të rruajnë mjekrën” ata të Berishës, kurse këta të tjerët edhe e dinë, edhe bëjnë sikur s’e dinë, sepse duke gënjyer për ujin, shuajnë etjen për arsye reale lidhur me pozicionin e pajustifikueshëm që kanë marrë kundër Edi Ramës e Partisë Socialiste! Po le ta bëjnë si në Fier, ku për një drejtor ujësjellësi u morën vesh me Berishën dhe u tallën me votën e shumicës absolute të fierakëve. Le të bëjnë edhe në Tiranë një pazar grotesk me Saliun dhe le të ndajnë me të edhe në ndërmarrjen e ujësjellësit të Tiranës ca vende pune, që të shtojnë anëtarësinë e partisë. Se për furnizimin normal me ujë të qytetarëve duket sa u bëhet vonë përderisa tregojnë me gisht Ramën, kur ujësjellësin e ka Berisha. Mesa duket kur interesi i partisë u vika mbi të gjitha, sa më në hall partia aq më hipokrite qarja e halleve të mëdha të njerëzve me gjyle balte kundër “fajtorëve”. Megjithatë mua s’më shkon fare kur i shoh këta miq të bëjnë gafat, me të cilat jemi tallur së bashku. Gafat e Berishës e të Olldashit të shkretë që u qanin hallin banorëve të Tiranës se po u merrte frymën Edi Rama. Që u thoshin kryeqytetasve se qindra kilometrat e asfaltuara në Tiranë s’janë me asfalt por me baltë. Që afro 15 mijë pemët e shkurret dekorative që janë duke u rritur anës Lanës, apo anës e në mes të të gjitha akseve kryesore s’janë pemë, por butafori. Që mijëra ndriçuesit kudo në Tiranën që binte si në pus të zi vetëm pak vjet më parë s’janë drita, por iluzion. Që dhjetëra kopshtet e shkollat e rindërtuara apo ngritura nga themeli s’janë kopshte e shkolla, por betonizim e asfiksim. Madje, këta miqtë tanë duan që Edi Rama të ruajë edhe rrjetat e telit që rrethojnë dhjetëra minikëndet sportive të Tiranës, ndërkohë që do të ishte mirë që të gjithë së bashku t’u themi qytetarëve se mjedisin e rigjeneruar të lagjes duhet ta ruajnë e mbajnë pastër me frymë komunitare.
Është për të ardhur keq, por politika e interesit të vogël futka në qorrsokak edhe njerëz që jashtë pazarit të politikës, janë qytetarë normalë. Për shembull flasin për sëmundje të mushkërive, nga ndotja dhe pa asnjë gajle e lidhin edhe këtë me Bashkinë e Tiranës e me Ramën. Kurse e vërteta therëse është fare ndryshe, po pikërisht sepse nuk i intereson politikës “bjeri t’i biem” që të gënjejmë kë të mundemi për ndonjë votë më shumë, nuk është kuruar në 17 vjet. Ja raporti i fundit për cilësinë e ajrit urban në Tiranë! Ai tregon qartë tendencat në rritje të niveleve të benzenit dhe NOx, të cilat jo vetën i kapërcejnë nivelet maksimale të BE-së, po janë në nivele krejt të palejueshme. Benzeni dhe gazet nitrore janë produkte kimike që vijnë nga nafta, apo benzinat në procesin e djegies së karburanteve. Fakti që këto substanca janë progresivisht në rritje flet qartë se burimi kryesor i ndotjes në ajrin urban në Tiranë janë automjetet, të cilat kanë ardhur në rritje për nga numri. Jo vetëm kaq, por këto substanca janë mjaft të rrezikshme dhe konsiderohen burim sëmundjesh të ndryshme, përfshirë dhe ato kancerogjene që ky miku i’a mvesh si mëkat bashkisë. Pa përmirësuar të gjithë infrastrukturën e kontrollit të makinave, standardeve të raportit të makinave të përdorura dhe të reja, cilësinë e karburanteve, nuk ka asnjë mundësi progresi në këtë drejtim. Këto janë të tëra politika kombëtare dhe përgjegjësi ligjore dhe ekzekutive të qeverisë së Sali Berishës. Por ja që interesi i partisë në hall dhe direktivat e saj kërkojnë që balta të hidhet mbi modelin e suksesit, duke devijuar krejt shënjestrën opozitare nga Berisha te Rama. Së fundi, dy fjalë për fitoren e Ramës në Tiranë përpara se miqtë në fjalë ta thonë me plot gojën atë që ende nuk e thonë si me gjysmë zëri. Nuk do jem kurrë ndër ata që thonë ne s’kishim nevojë për LSI-në apo për aleatët e tjerë më 18 shkurt. Por s’do pajtohem asnjëherë me këdo që fitoren e Edi Ramës e interpreton si aritmetikë elektorale ku pa numrat e vegjël s’del rezultati fitues. Sepse përpara sesa të jetë kryebashkiaku i partive, Rama është kryebashkiaku i qytetarëve të Tiranës. Mos vallë qytetarët e Tiranës janë ndjekës të verbër apo partiakë mediokër, që tre herë radhazi votojnë të njëjtin njeri sepse kështu thanë partitë? Sigurisht që jo. Tiranasit të vjetër e të rinj, të hershëm a të ardhur, e kanë votuar Edi Ramën herën e tretë edhe më shumë sepse janë gjithnjë e më të bindur që kanë gjetur punëtorin më të mirë për të ndërtuar shtëpinë e përbashkët. Kush bën llogari aritmetike, të cilat prapëseprapë nuk dalin megjithatë, i bën ato pa hanxhinë. Pa qytetarin që voton për vete, jo për ata që i thonë voto për mua. Askush nuk ka dyshim se Tirana mund të ishte edhe më e mirë, Rama i pari e mendon dhe e thotë publikisht këtë. Por për t’ia arritur pa humbur kohë duhet që të ndryshojë rrënjësisht politika kombëtare në radhë të parë, strategjia e financimit të metropolit dhe tërësia e pikëpamjeve të sotme lidhur me administrimin territorial e mjedisor të Shqipërisë. Ne jemi të sigurt që realiteti do të jetë ndryshe pas ndryshimit politik të 2009, dhe që edhe Tirana do të marrë një hov të ri transformimesh. Pikërisht sepse ky është modeli i shpresës për shqiptarët, dhe pikërisht sepse këtë model ata duan ta shohin të zhvillohet në Tiranë e në të gjithë Shqipërinë, çfarë themi sot do të provohet nesër pas fitores së Ramës e të socialistëve.