E Diel, 1 Nëntor 2026

Schwarz-Schilling: Serbia fajtori kryesor në Ballkan

Berlin, 20 gusht - Ish ministri gjerman  dhe përfaqësues i lartë i BE-së në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schwarz-Schilling thotë se Serbia është fajtore kryesore për luftën dhe për zhvillimin e pasluftës të Ballkanit Perëndimor. Në një bisedë për radion gjermane Deutsche Welle ai përsëriti qëndrimet nga shkrimi i tij autorial në Sueddetsche Zaeitung, në të cilin ka kritikuar rolin e Serbisë në ngjarjet në Ballkan.
 
“Serbët kanë marrë armatimin e Armatës Jugosllave të Titos dhe kanë pushtuar pjesë të Kroacisë dhe të Bosnjës e Hercegovinës. Veprimet luftarake që janë ndërmarrë më vonë në BeH janë koordinuar më vonë ndërmjet (ish liderit kroat Franjo Tugjman) dhe Sllobodan Millosheviqit, për çka përgjegjësi të pjesshme mban edhe Kroacia”, vlerësoi Schwarz-Schilling.
 
Mirëpo Serbia deri sot ende nuk i ka pranuar rezultatet e pasluftës, sepse nuk dëshiron të njohë Kosovën dhe mbështet politikën e kryeministrit të Republika Srpska, Millorad Dodik, komenton diplomati gjerman.
 
“Serbia gjithnjë sërish ndihmon Dodikun, i cili është i njohur me deklaratat e ti të tipit ‘Sarajeva nuk është vendi im’ apo ‘Sarajeva është Teheran’. Ai hap përfaqësi konsullore nëpër botë dhe sillet sikur të ishte shef shteti. Serbia e pengon edhe përparimin e Kosovës dhe e konteston statusin e saj”, tha pos tjerash Schwarz-Schilling.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›