“Më jepni 1500 euro se do t’u bëj infermierë në Arabi”
02/02/2011 Mashtruesi nga Saranda
TIRANË- Një 59-vjeçar me origjinë nga Saranda e banues në kryeqytet, mashtroi dy të rinj, ku iu premtoi se do t’i punësonte si infermierë në Arabinë Saudite nëse ata do t’i jepnin nga 1500 euro për person. Mashtruesi, i cili e kishte të përsëritur këtë situatë, është shpallur në kërkim. Më konkretisht burimet zyrtare të policisë thanë se Antikrimi Ekonomik në policinë e Tiranës filloi procedimin penal në gjendje të lirë, për shtetasin Agim Molla, 59 vjeç lindur në Sarandë e banues në Tiranë, administrator i firmës “Spring 92”. Ky procedim filloi sepse në muajin prill të vitit 2010 në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi Agim Molla i ka marrë me anë të mashtrimit shumën prej 1 500 eurosh, shtetasit E. Lamaj, 31 vjeç dhe A. Dani, 27 vjeç, të dy lindur e banues në Tiranë, duke ju premtuar se do t`i punësonte si infermier në Arabinë Saudite ose në Gjirin Persik. Pasi ka marrë 3000 euro Molla është zhdukur dhe nuk i ka takuar më dy të rinjtë, të cilët më pas e denoncuan në polici. Këto materiale parashikohen nga Neni 143/2 “Mashtrimi” i Kodit Penal dhe i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë.