"Më jepni statusin e të penduarit, tregova masakrën e Cërrikut"
Një ditë pasi "fundosi" të
pandehurit e masakrës
së Cërrikut, me dëshminë
e tij në Gjykatën e Krimeve të
Rënda, Bujar Buzani kërkon statusin
e të penduarit. Burime nga
Prokuroria e Përgjithshme thanë
dje se është shqyrtuar kërkesa e
Buzanit që të përfitojë statusin e
të penduarit dhe të gjitha lehtësirat
që i krijon ligji. Mësohet se nga
prokuroria është pranuar parimisht
që ai të fitojë këtë status. Një
tjetër kërkesë është depozituar
në Komisionin e Vlerësimit dhe
ditët e ardhshme pritet të miratohet.
Grupi hetimor i çështjes
së vrasjes së gjashtë gardistëve
në Cërrik deklarojnë se Buzani
ka dëshmuar të gjithë ngjarjen
e rëndë, madje ka përmendur
edhe emra. Dy ditë më parë, në
Gjykatën e Krimeve të Rënda, i
veçuar nga të pandehurit e tjerë
nga dy punonjës policie në kafazin
e hekurt të sallës së gjyqit tek
Krimet e Rënda, Bujar Buzani, u
shpreh: "Do të tregoj të vërtetën,
sepse më kanë kërcënuar me jetë,
mua dhe familjen time". Dëshmia
e tij, e cila implikon direkt disa
prej të pandehurve në vrasjen e
gardistëve ka krijuar konfuzion
mes të arrestuarve. I pandehuri
Roland Xhepexhiu braktisi sallën
duke thënë: "Nuk e dëgjoj më
këtë, se e kam dëgjuar për vite
me radhë".
Buzani deklaroi se: "Prej një
hasmërie të krijuar me Mandelën,
Arjan Toska, kushëriri im,
kishte ardhur te shtëpia ime në
lagjen ‘Kantieri‘ në Cërrik. Duke
iu druajtur frikës së ndonjë sulmi,
ne ruheshim me anë të një
postblloku të ndërtuar në hyrje
të lagjes, ku bënim shërbim gjatë
gjithë kohës. Një ditë, nuk e kujtoj
datën, erdhën Met Bozi dhe Roland
Xhepexhiu që na sollën një
antitank. Qitjen e parë, për të na
treguar se si funksiononte e bëri
një prej tyre. Ndërsa disa ditë më
vonë, Met Bozi dhe Roland Xhepexhiu
kanë ardhur te postblloku
me katër makina. Aty na thanë se
në qendër të Cërrikut kishte ardhur policia dhe se ata po bënin
kontrolle banesash, madje se kishin
tentuar të përdhunonin një
grua. Na thanë që do të vijnë edhe
te lagjja juaj, prandaj hajdeni të
mblidhemi e t‘i pengojmë. Unë
pashë të lëviznin nëpër qytet dy
makina të vogla policie, dy IFA,
me policë dhe me uniforma laramane
dhe një blind. Pasi kemi
shkuar te kinemaja e qytetit, aty
ka ardhur Llazar Bicja, Meti Bozi
dhe Roland Xhepexhiu. Kur u
ngjitëm në tarracën e kinemasë
gjetëm shumë armatime, që na
thanë se ishin marrë në Gramsh.
Shkëmbimi i zjarrit nuk ka zgjatur
shumë. Blindi është qëlluar nga
Arjani. Herën e parë nuk e qëlloi
dot, ndërsa kur u kthye blindi për
të dytën herë, Arjani shënoi mbi
të me mitraloz 12.7. Vetëm ai ka
gjuajtur drejt blindit. Ka pasur të
shtëna edhe nga tarraca përballë.
Unë nuk kam qëlluar asnjëherë,
pasi mua nuk më linin armë, pasi
pak kohë më parë kisha rrezikuar
nga pakujdesia. Nga tarraca
ku isha, kam parë dy policë të
vrarë. Më vonë kam dëgjuar se
janë vrarë gjashtë vetë. Nga
vëllezërit im, Sokoli dhe Arjani,
kam mësuar se Met Bozi do të na
bënte të gjithëve ne që morëm
pjesë në pritë dokumentet për
në Amerikë. Arjan Toskën e kam
dëgjuar të flasë në qytet dhe në
burg për ngjarjen, ai tregonte me
zell historinë, ku ka gjuajtur me
armë drejt policisë".
Për prokurorinë, dëshmia në
prokurori dhe gjykatë mund të
konsiderohet si prova më e rëndësishme
për të dënuar të pandehurit.
Lidhur me këtë bashkëpunim,
grupi hetimor, pas kërkesës së Buzanit,
ka vendosur t‘i japë statusin
e të penduarit.
pandehurit e masakrës
së Cërrikut, me dëshminë
e tij në Gjykatën e Krimeve të
Rënda, Bujar Buzani kërkon statusin
e të penduarit. Burime nga
Prokuroria e Përgjithshme thanë
dje se është shqyrtuar kërkesa e
Buzanit që të përfitojë statusin e
të penduarit dhe të gjitha lehtësirat
që i krijon ligji. Mësohet se nga
prokuroria është pranuar parimisht
që ai të fitojë këtë status. Një
tjetër kërkesë është depozituar
në Komisionin e Vlerësimit dhe
ditët e ardhshme pritet të miratohet.
Grupi hetimor i çështjes
së vrasjes së gjashtë gardistëve
në Cërrik deklarojnë se Buzani
ka dëshmuar të gjithë ngjarjen
e rëndë, madje ka përmendur
edhe emra. Dy ditë më parë, në
Gjykatën e Krimeve të Rënda, i
veçuar nga të pandehurit e tjerë
nga dy punonjës policie në kafazin
e hekurt të sallës së gjyqit tek
Krimet e Rënda, Bujar Buzani, u
shpreh: "Do të tregoj të vërtetën,
sepse më kanë kërcënuar me jetë,
mua dhe familjen time". Dëshmia
e tij, e cila implikon direkt disa
prej të pandehurve në vrasjen e
gardistëve ka krijuar konfuzion
mes të arrestuarve. I pandehuri
Roland Xhepexhiu braktisi sallën
duke thënë: "Nuk e dëgjoj më
këtë, se e kam dëgjuar për vite
me radhë".
Buzani deklaroi se: "Prej një
hasmërie të krijuar me Mandelën,
Arjan Toska, kushëriri im,
kishte ardhur te shtëpia ime në
lagjen ‘Kantieri‘ në Cërrik. Duke
iu druajtur frikës së ndonjë sulmi,
ne ruheshim me anë të një
postblloku të ndërtuar në hyrje
të lagjes, ku bënim shërbim gjatë
gjithë kohës. Një ditë, nuk e kujtoj
datën, erdhën Met Bozi dhe Roland
Xhepexhiu që na sollën një
antitank. Qitjen e parë, për të na
treguar se si funksiononte e bëri
një prej tyre. Ndërsa disa ditë më
vonë, Met Bozi dhe Roland Xhepexhiu
kanë ardhur te postblloku
me katër makina. Aty na thanë se
në qendër të Cërrikut kishte ardhur policia dhe se ata po bënin
kontrolle banesash, madje se kishin
tentuar të përdhunonin një
grua. Na thanë që do të vijnë edhe
te lagjja juaj, prandaj hajdeni të
mblidhemi e t‘i pengojmë. Unë
pashë të lëviznin nëpër qytet dy
makina të vogla policie, dy IFA,
me policë dhe me uniforma laramane
dhe një blind. Pasi kemi
shkuar te kinemaja e qytetit, aty
ka ardhur Llazar Bicja, Meti Bozi
dhe Roland Xhepexhiu. Kur u
ngjitëm në tarracën e kinemasë
gjetëm shumë armatime, që na
thanë se ishin marrë në Gramsh.
Shkëmbimi i zjarrit nuk ka zgjatur
shumë. Blindi është qëlluar nga
Arjani. Herën e parë nuk e qëlloi
dot, ndërsa kur u kthye blindi për
të dytën herë, Arjani shënoi mbi
të me mitraloz 12.7. Vetëm ai ka
gjuajtur drejt blindit. Ka pasur të
shtëna edhe nga tarraca përballë.
Unë nuk kam qëlluar asnjëherë,
pasi mua nuk më linin armë, pasi
pak kohë më parë kisha rrezikuar
nga pakujdesia. Nga tarraca
ku isha, kam parë dy policë të
vrarë. Më vonë kam dëgjuar se
janë vrarë gjashtë vetë. Nga
vëllezërit im, Sokoli dhe Arjani,
kam mësuar se Met Bozi do të na
bënte të gjithëve ne që morëm
pjesë në pritë dokumentet për
në Amerikë. Arjan Toskën e kam
dëgjuar të flasë në qytet dhe në
burg për ngjarjen, ai tregonte me
zell historinë, ku ka gjuajtur me
armë drejt policisë".
Për prokurorinë, dëshmia në
prokurori dhe gjykatë mund të
konsiderohet si prova më e rëndësishme
për të dënuar të pandehurit.
Lidhur me këtë bashkëpunim,
grupi hetimor, pas kërkesës së Buzanit,
ka vendosur t‘i japë statusin
e të penduarit.