Me makinë në Tiranë? Do paguash
Hyrja në kryeqytet është planifikuar që të bëhet me pagesë për pjesën më të madhe të automjeteve. Përjashtim do të bëjnë mjetet e transportit publik të udhëtarëve dhe disa kategori të tjera.
"Ky program, sqarojnë përfaqësuesit bashkiakë, konsiston në përmirësimin e menaxhimit të trafikut në Tiranë dhe ofrimin e një infrastrukture sipas standardeve bashkëkohore, të shtrirë në të gjitha pikat hyrëse të qytetit". Sipas tyre, kjo do të mundësojë përfitimin e fondeve për ndërtimin edhe mirëmbajtjen e rrugëve, si dhe do të kufizojë trafikun e automjeteve me tonazh të lartë. Sistemi i hyrjes në Tiranë me pagesë parashikohet të realizohet brenda një periudhe trevjeçare, duke nisur nga 2009 për të përfunduar në 2011. Ai është pjesë e programit të transportit publik dhe lëvizshmërisë i përgatitur nga Bashkia e Tiranës.
Sistemi Tolls
Është ky emri i projektit, faza e parë e të cilit pritet të startojë gjatë këtij viti, pas miratimit të buxhetit bashkiak. Ndërkohë që përfaqësuesit e bashkisë bëjnë të ditur se për realizimin e tij është e domosdoshme edhe marrja e një kredie, proces ky i nisur tashmë dhe ku bashkia është në fazën e negociatave. Faza e parë e këtij programi parashikon ngritjen e sistemeve të kontrollit dhe menaxhimit të tarifës për hyrjen me pagesë Tolls. Kjo nënkupton që kategori të caktuara mjetesh paguajnë për përdorimin e rrugëve urbane një tarifë shtesë. Bëhet e ditur se vendosja e këtij sistemi kërkon një pozicion të favorshëm gjeografik, që lidhet me rrugët hyrëse kryesore në qytetin e Tiranës, me karakteristikat teknike të këtyre akseve, fluksin që përballojnë, ashtu edhe me vetë karakteristikat teknike të këtij sistemi. Ky projekt përmban ndërtimin e sistemeve të kontrollit dhe menaxhimit për pagesën e tarifës shtesë, për përdorimin e rrugëve urbane, për një kategori të caktuar mjetesh, në të gjitha pikat hyrëse të qytetit. Përfaqësuesit bashkiakë sqarojnë se është i domosdoshëm operimi i sistemit me faza. Pritet të përcaktohet bllokimi vetëm i mjeteve që kanë detyrim për pagesë, por njëkohësisht të lejohet lëvizja e lirë e automjeteve që nuk do të jenë të detyruara të paguajnë. Këtu do të përfshihet edhe transporti publik. Projekti parashikon menaxhimin e lëvizjes në stacionin e pagesës së tarifës, sinjalizimin e nevojshëm dhe në largësinë e duhur për një menaxhim të mirë. Ndërsa një pikë e rëndësishme është financimi për ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme për përballimin e flukseve, si dhe teknologjia e nevojshme në operimin e sistemit.
Zbatimi
Për të gjitha këto, përfaqësuesit e bashkisë kanë menduar që në vitin 2009 të planifikojnë vetëm realizimin e punimeve në dy pika të para. Ato lidhen me punimet civile për ndërtimin e sistemit, me vendosjen e barrierave bllokuese automatike dhe manuale. Gjithashtu, është menduar edhe për vendosjen e sinjalizimit rrugor dhe konstruksioneve shoqëruese, pajisjen me sensorë (loop) në rrjetin rrugor. Ato që nuk do të mungojnë, por do të jenë syri vëzhgues i bashkisë, për të gjithë ata që do të duan t‘i shmangen detyrimit, janë kamerat, videoregjistratorët, sistemi kompjuterik dhe aparatet e printimit për faturat e pagesës. Njëkohësisht, do të përdoret edhe një sistem manual për kryerjen e pagesës.
Në 2010-ën
Gjatë këtij viti në buxhetin bashkiak respektiv pritet të realizohen kompletimi i punimeve në dy pikat e para të vendosjes së këtij sistemi. I pari në listë është vendosja e sistemit elektronik të pagesës. Por do të instalohen edhe sisteme për kryerjen e pagesave me credit card dhe monedha. Paralelisht me këto do të vendosen edhe sistemet teknologjike të klasifikimit të mjeteve. Gjithashtu, mësohet se po këtë vit do të fillojë puna edhe në tri pika të tjera ndër elementët përbërës të të cilave do të jenë: punimet civile për ndërtimin e sistemit, vendosja e barrierave bllokuese automatike apo manuale, ashtu sikundër janë edhe modelet ndërkombëtare. Përveç këtyre do të kryhet vendosja e sinjalizimit rrugor dhe konstruksioneve shoqëruese, si dhe sensorët (loop) në rrjetin rrugor. Në këtë fazë punimesh sikundër edhe në dy pikat e para nuk do të mungojnë as instalimi i kamerave, videoregjistratorëve, sistemit kompjuterik dhe aparateve të printimit të faturës, si dhe vendosja e sistemit manual të pagesës.
2011
Në vitin e fundit të përfundimit të këtij projekti, përfaqësuesit e Bashkisë së Tiranës kanë menduar që të kryhet kompletimi i të gjithë sistemit. Por më e rëndësishmja do të jetë ngritja e Qendrës së Kontrollit të Sistemit.
Lidhur me transportin publik në buxhetin e saj për vitin 2009, Bashkia e Tiranës ka vënë në dispozicion nga të ardhurat e saj një fond investimesh në shumën 169 milionë lekë ose 2.7 herë më shumë se viti 2008. Këto investime të reja pritet të marrin edhe miratimin e anëtarëve të Këshillit Bashkiak. Ndërkohë që projektbuxheti i 2009-ës për Tiranën duhej të ishte miratuar brenda dhjetorit 2008, aktualisht nuk ka ende një datë të përcaktuar për mbajtjen e mbledhjes që do të lejojë derdhjen e fondeve për objekte publike.