Prifti e nxjerr vetë kryqin, askush nuk u hodh në lumë
Dje në Ditën e Ujit të Bekuar, besimtarët anekënd Shqipërisë kanë kryer ritet fetare. Në shumë qytete të vendit dita ka nisur me një meshë të posaçme, që ka vijuar me tej me hedhjen e Kryqit të Shenjtë në ujë, por duket se jo në çdo vend besimi ka qenë njëlloj i fortë.
Gjirokastër
Ceremoniali i meshës së nisur në mjediset e kishës së Shën Mëhillit, është udhëhequr nga prifti At Theodhori Nikolla, i cili i ka prirë procesionit të besimtarëve nga kisha në drejtim të Urës së lumit Drino që lidh qytetin me krahinën e Lunxhërisë.
Rreth orës 10.00, qindra besimtarë ortodoksë dhe të besimeve të tjera kanë asistuar në ceremonialin e hedhjes së Kryqit të Shenjtë në ujërat e turbullta dhe të rrëmbyera të lumit Drino, që kishte dalë nga shtrati për shkak të reshjeve të jashtëzakonshme të tri ditëve të fundit. Për herë të parë pas viteve 1990 të rikthimit të festimit të riteve fetare, hedhja në lumë e Kryqit të Shenjtë nuk ka tërhequr asnjë besimtar dha askush prej tyre nuk ka guxuar të futet në ujërat e lumit, për ta kapur objektin e shenjtë dhe për të fituar 50 euro që jep shpërblim prifti për gjetësin. Shkak për këtë ngurrim duket se nuk janë bërë vetëm temperaturat e ulëta të këtyre ditëve, por edhe rryma e fuqishme e lumit nga reshjet të shumta. Në këto rrethana, At Theodhori nuk e la kryqin të rrëmbehej nga ujërat e Drinos, por e tërhoqi përsëri me një filispanjë të lidhur pas tij.
Dita e Ujit të Bekuar është festuar me ceremoni të organizuara edhe në dy qytetet e tjera të Prefekturës së Gjirokastrës.
Berat
Festa pagane që vjen deri në ditët e sotme që pas pagëzimit të Jezu Krishtit nga Gjon Pagëzori ka nisur që në orët e para të mëngjesit të djeshëm me ritet fetare në kishën e Shën Spirillonit në lagjen "Goricë". Më pas qindra besimtarë të krishterë, por dhe besimtarë të tjerë kanë ndjekur nga afër hedhjen e kryqit në ujërat e lumit Osum. Peshkopi i Kaninës, Vlorës dhe të gjithë Jugut, Ignatia, pasi ka bekuar kryqin e shenjtë të kësaj dite që simbolizon pastrimin e shpirtit nga mëkatet e ka hedhur atë nga ura e Goricës në ujërat e ftohta të lumit Osum. Tetë djem beratas kanë sfiduar temperaturat e ftohta dhe reshjet e shiut duke u hedhur në lumë. Por fati këtë vit i ka buzëqeshur 18-vjeçarit Fjordi Naqe, që nxori kryqin e shenjtë nga uji.
Në Durrës një 40-vjeçar ka sfiduar ujërat e akullta të Adriatikut dhe ka arritur të kapë kryqin në ditën e Ujit të Bekuar. Ceremonia e hedhjes dhe kapjes së kryqit u zhvillua në kalatën 4 të Portit Detar të Durrësit. Nikolla Zeneli ishte njeriu që kapi kryqin këtë vit në qytetin bregdetar. Personi që kap kryqin konsiderohet me fat përgjatë të gjithë vitit në vazhdim, deri në befanën e ardhshme. Shumë prej besimtarëve të qytetit të Vlorës që në orët e para të mëngjesit shkuan dje te burimi i ujit të ftohtë, ku dhe thonë se në këtë ditë aty uji është i bekuar nga Zoti. Ky ujë nuk prishet dhe rron një vit, deri më 6 janarin e vitit që vjen. Ata i janë drejtuar më pas plazhit të ri te moli, ku prifti i kishës së Vlorës, At Kostandin Prifti ka hedhur kryqin në ujërat e ftohta të detit, i cili është nxjerrë nga njëri prej besimtarëve. Ndërsa në Elbasan për të tretin vit rresht kryqi i shenjtë është gjetur nga i njëjti fitues, Julian Luli, 26 vjeç. Por këtë vit për shkak të ujërave të rrëmbyeshëm të lumit Shkumbin ceremonia u krye në një pishinë.