“Më mashtroi për shtëpinë” Molotov pa zjarr në Prokurori
15/12/2011 I pushuan kallëzimin, 72-vjeçari shishe me lëndë plasëse në Prokurorinë e Përgjithshme
TIRANE- Një 72-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka rezultuar se ai është autori i kanosjes dhe kërcënimit të prokurorit me inicialet S.S në Prokurorinë e Përgjithshme dhe të Gj. T. në Prokurorinë e Tiranës. Ndalimi i Raimi Karasanit është kryer ditën e djeshme nga efektivat e komisariatit nr.1, të cilët nga pyetja e dy prokurorëve, lidhur me kanosjen që i ishte bërë nëpërmjet një letre të futur në shishe, është arritur të identifikohet njeriu që kishte shkruar tekstin e letrës që më pas e hodhi në oborrin e Prokurorisë së Përgjithshme. Nga burime pranë policisë mësohet se 72-vjeçari Raimi Karasani që tashmë është arrestuar për akuzën e “kanosjes dhe fyerjes së prokurorëve”, ka bërë një vit më parë një kallëzim penal në Prokurorinë e kryeqytetit, ku ka denoncuar një person për veprën penale të “mashtrimit”. Kallëzimi i 72-vjeçarit është hetuar nga Prokurori me inicialet Gj. T., i cili përmendet në letrën që ndodhej në shishen me lëndë plasëse që ishte hedhur në Prokurori pa e ndezur. Mësohet se në kallëzimin e tij, 72-vjeçari pretendonte se pronari i banesës, të cilën e kishte blerë i arrestuari Raimi Karasani, e kishte mashtruar këtë të fundit lidhur me sipërfaqen katrore të objektit. Nisur nga këto kushte mësohet se Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje palët e përfshira në këtë konflikt, por gjatë hetimit duket se nuk janë gjendur provat e mjaftueshme dhe për pasojë kallëzimi është pushuar. Siç duket, vendimi i Prokurorisë nuk i ka pëlqyer kallëzuesit Raimi Karasani, i cili ka bërë disa debate me prokurorët, debate këto që dy ditë më parë janë finalizuar nga 72-vjeçari deri në kanosje dhe kërcënime drejt dy prokurorëve me inicialet S. S. dhe Gj. T. Dy ditë më parë 72-vjeçari i arrestuar nga policia ka shkruar një letër, ku kërkonte që Prokuroria të zbardhë tabulatet telefonike dhe më tej vijonte shkrimin e tij, duke hedhur fyerje dhe kanosur dy prokurorët e përmendur. Letra ishte futur në një shishe me lëndë plasëse, të cilën më pas rreth orës 22:00 i moshuari e kishte hedhur në oborrin e Prokurorisë së Përgjithshme. Shishja së bashku me letrën dhe një fitil të pandezur është gjetur nga rojet private të shoqërisë “Eagle” që kryejnë shërbim pranë Prokurorisë, të cilët më pas kanë lajmëruar menjëherë efektivët e policisë. Këta të fundit pas administrimit të provave materiale kanë pyetur dy prokurorët dhe dje është bërë arrestimi i 72-vjeçarit Raimi Karasanit që banon në “Muhamet Deliu” në kryeqytet.