Qeveria u jep kompetencat e saj vendorëve
15/12/2011 Trajtimi i tokës
Në kuadër të thjeshtimit të praktikave, Këshilli i Ministrave miratoi dje projektin që synon kalimin e kompetencave të qeverisë qendrore drejt njësive vendore lidhur me trajtimin e tokës. “Edhe sot ne kemi një ligj shumë të rëndësishëm, të sjellë nga Ministria e Mjedisit në vazhdim të paketës që miratuam në mbledhjen e shkuar lidhur me tokën, kompetencat që ne u kalojmë qeverive vendore për të dhënë me qira, emfiteozë tokën bujqësore, tokën kullotë, zabele, tokën e pafrytshme, siç është cilësuar nga specialistët, që, absolutisht, në Shqipëri nuk ka një metër katror tokë të pafrytshme, ndaj është mirë ta shohin atë term, pasi ai term vjen nga koha e dembelizmit socialist dhe tani njerëzit kanë pasion të punojnë kudo”, - tha kryeministri Berisha në fjalën e tij. Duke e cilësuar të frytshme tokën e vendit tonë, ai tha se me këtë projekt dhe të tjera që qeveria pritet të ndërmarrë së shpejti për ullishtat dhe arroret, potencialet prodhuese të saj do të transformohen tërësisht. Me këtë vendim trajtimi i tokës do të bëhet nga komisioni që krijohet pranë njësisë bashkiake.
Zgjerim i varrezave
Qeveria shpronëson pronarët për Bashkinë e Fierit
Qeveria vendosi të shpronësojë për interes publik pronarët e pasurive të paluajtshme pronë private që preken nga zgjerimi i varrezave publike, faza III, në Bashkinë e Fierit. Pronarët e pasurive të paluajtshme shpronësohen për sipërfaqen prej 5000 m² tokë arë pronë private. Masa e shpërblimit të pronarëve, pasuritë pronë private të cilëve shpronësohen, është 5 000 000 lekë. Vlera e përgjithshme e shpronësimit përballohet nga të ardhurat e Bashkisë së Fierit planifikuar në buxhetin e saj. Afati i përfundimit të procedurës së shpronësimit do të jetë tre muaj pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi. Vlera e shpenzimeve procedurale të përballohet nga Bashkia e Fierit. Afati i përfundimit të punimeve për këtë objekt do të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia e Fierit për realizimin e këtij projekti. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë së Fierit. Regjistrimi i ri i pasurisë prej 5 000 m² tokë arë të bëhet brenda 30 ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
Kryeministri pret ministrin Rocen
Berisha: Pres me kënaqësi të vizitoj Malin e Zi
Në ditë pas anulimit të vizitës së tij në Mal të Zi kryeministri Berisha priti dje në një takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian të Malit të Zi Milan Roćen, që ndodhet në Shqipëri në kuadër të ministerialit të A-5. Pasi i uroi mirëseardhjen, kreu i qeverisë shqiptare i përcolli ministrit Roćen padurimin për të vizituar vendin e tij, duke i thënë se “pres me kënaqësi zhvillimin së shpejti të vizitës zyrtare në vendin fqinj dhe mik në Mal të Zi, e cila ishte planifikuar të zhvillohej një ditë më parë”. Nga ana e tij ministri malazez i Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian e falënderoi kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe miqësore. Ai i përcolli kryeministrit përshëndetjet më të përzemërta të kryeministrit Igor Lukšiç, presidentit Filip Vujanoviç si dhe dëshirën e tyre për ta pritur atë sa më parë. Sipas Rocen, kjo vizitë do të sjellë një kontribut të ri në zgjerimin dhe forcimin e miqësisë e bashkëpunimit shumë të mirë që ekziston midis dy vendeve e qeverive. Dy ditë më parë, për shkak të përkeqësimit që pësoi shëndeti i tij nga një gjendje lipotimie, kryeministri Berisha anuloi vizitën zyrtare që kishte planifikuar të zhvillonte më 13 dhjetor në Malin e Zi. Në axhendën e së martës, sikurse ishte planifikuar, do të nënshkruhej marrëveshja për heqjen e kushtit të pasaportës dhe kalimi i popujve të dy vendeve në dy shtete vetëm me kartë identiteti. Po ashtu ai do të takohet me homologun e tij dhe me presidentin dhe kryetarin e parlamentit të Malit të Zi.