E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohet treshja që vidhte makinat

15/12/2011  Njëri ndalohet, tjetri ishte në burg, ndërsa i treti u shpall në kërkim

Policia u dokumenton grabitjet e 13 makinave, dyshime për të tjera

TIRANË- Një 19-vjeçar u ndalua, një tjetër u shpall në kërkim dhe i treti u procedua në burg, sepse akuzohen si anëtarë të një grupi që grabiste makina. Policia njoftoi se në vijim të operacionit të koduar “Vjeshta 2011”, nga shërbimet e komisariatit nr.4 u bë e mundur dokumentimi i 13 rasteve të vjedhjes së automjeteve. U bë ndalimi i shtetasit Romeo Tufa, 19 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. U shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Dorian Xhoxhaj, 21 vjeç, lindur dhe banues në Berat, i dënuar më parë për vjedhje, (ky shtetas është shpallur në kërkim edhe nga DPQ Berat, për veprën penale te vjedhjes). U procedua shtetasi Halil Xaka, 30 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “vjedhje”, “vjedhje me armë të automjeteve, banesave e lokaleve”, si dhe “trafikim të qenieve njerëzore”, shtetas ky i arrestuar më datë 10.12.2011, nga komisariati i policisë Bulqizë, për veprën penale të “vjedhjes së kryer në bashkëpunim”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në rrethet Berat, Lezhë dhe Laç, 3 mjete të markës “Ford”, një mjet “Benz”, një mjet “Benz furgon”, dy mjete të markës “Volzvagen Golf”, 3 targa mjetesh TR 1690 H; TR 2256 E dhe TR 9482 A, një leje qarkullimi e mjetit me targa TR 9482 A, katër telefona celularë etj. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “vjedhjes së kryer në bashkëpunim” dhe “pastrim i produkteve të veprës penale” parashikuar respektivisht nga nenet 134/2 dhe 287/1 të Kodit Penal.

13 makinat e vjedhura në Tiranë në

vitin 2011 dhe inicialet e pronarëve

Më 9 nëntor, në rrugën “Ferit Xhajko” kanë vjedhur mjetin “Ford Fiesta”, me targa AB 259 CB, në pronësi të shtetasit S. L

Më 11 dhjetor, në rrugën “Gjon Buzuku” kanë vjedhur mjetin “Ford Fiesta”, me targa TR 3394 I, në pronësi të shtetasit Q. K

Më 12 dhjetor, në rrugën “4 Dëshmorët” kanë tentuar të vjedhin mjetin “Ford Eskord”, me targa TR 9629 L, në pronësi të shtetasit E.T.

Më 18 tetor, në rrugën “Lluk Kaçaj” Tiranë kanë vjedhur mjetin “Ford Fiesta”, me targa TR 2370 U, në pronësi të shtetases A. G

Më 09 nëntor, në rrugën “Njazi Meka” kanë vjedhur mjetin “Ford Fiesta”, me targa TR 7847 N në pronësi të shtetasit E. M.

Më 13 nëntor, në rrugën “Bilal Kanxholli” kanë vjedhur mjetin “Ford Fiesta”, me targa TR 4416 I, në pronësi të shtetasit E. K.

Më nëntor, në rrugën “Besim Fagu” kanë tentuar të vjedhin mjetin “Ford Fiesta”, me targa TR 3845 N, në pronësi të shtetasit H. Z.

Më 2 nëntor, në Qendër Babrru kanë vjedhur mjetin “Benz Kamioçinë”, me targa TR 0616 F, në pronësi të shtetasit S. L

Më 17 janar, në Rrugën e Dibrës kanë vjedhur mjetin “Opel”, me targa TR 2107 M, në pronësi të shtetases E. K.

Më 29 mars, në Qesarakë kanë vjedhur mjetin “Opel Kadet”, me targa TR 7265 E, në pronësi të shtetasit N. P.

Më 20 prill, në rrugën “Ferit Xhajko” kanë vjedhur mjetin “Benz”, me targa GJ 9036 A, në pronësi të shtetasit E. A.

Më 10 qershor, afër tregut të “ish-Uzinës Dinamo” Tiranë kanë vjedhur mjetin “Benz” furgon, me targa TR 2254 F, në pronësi të shtetasit Xh. L.

Më 10 prill, në rrugën “Muhamet Deliu” kanë vjedhur mjetin “Benz”, me targa TR 1440 E, në pronësi të shtetasit A. B.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›