Llum dhe dihet çfarë gjallon brenda tij!
Nga Flamur BËRDËLLIMA
Disa herë i kam thënë mikut tim, Profesor Rexhep Mejdanit që ta rishkruajë të aktualizuar analizën e tij brilante mbi opakësinë e qeverisë dhe politikës në përgjithësi, në raport me popullin. Rexhepi, me atë buzëqeshjen e tij, sa të çiltër aq edhe ekuidistante ma ka shmangur këtë bisedë. Ndërkohë mua më dhemb kjo mungesë transparence e llahtarshme, që është kryefjala e kohës tonë. Nuk dua të them se në vendet skandinave, transparenca e qeverisë ndaj popullit shpërfaqet publikisht me saktësi gati matematike. Dhe aty i kalon mbi 70%. Ata që studiojnë për politikë dhe për politologji e dinë se Opakësia tregon shkallën e mostransparencës të qeverisë ndaj popullit. Për ta bërë më të thjeshtë: A ka njëri në Shqipëri ta dijë se sa herë janë ndryshuar taksat në biznesin e vogël nga viti 2005 deri tani. A ka njëri në Shqipëri ta dijë se mbi çkritere zotohet qeveria jonë e nderuar për të ndërtuar një central atomik në Shkodër. Dhe këtu nuk kam parasysh kriteret financiare apo të begatisë ekonomike, por ato ekologjike dhe shëndetësore. Populli thotë mat shtatë herë dhe prit një herë. Saliu dhe qeveria e tij presin sa herë të duan, dhe as nuk duan tia dijnë se këtu është një popull. Se në fund të fundit Me nder popull, është. Madje është i tillë edhe kur merr kartat e identitetit me çmime të ulëta, (a thua se i paguan ndonjë qeveritar nga xhepi këto para), apo kur e qerasin me ndonjë liko në një banket ordiner për këtë përvjetor apo për atë. Më kujtohet në ato vitet e para të Demokracisë se, ata që sot janë haptas mercenarë të Medias, thonin: Për Shqipërinë dielli lind nga Perëndimi. Do të thotë që për popullin do të vinte një jetë me transparencë perëndimore. Ku veprimtaria do të ishte si në ekran. Por këta gazetarë dikur fisnik, sot me vila e pasuri të tjera, marrin celularin e katërt, të bëjnë gjëmën po i kritikove. Shkurt janë të planifikuar. Nuk dua të përmend emra se ndjej vërtet neveri për ta, por shqiptarët e dijnë të gjithë. Dhe po flas për nivelet e shefave, jo të ca picirrukëve që i është dhënë një mikrofon në dorë dhe po bëjnë papagallin. Kur Krishti thoshte se njeriu nuk jeton vetëm për bukën e gojës kishte parasysh qënien personalitive të tij. Me një ideal. Me një ëndërr për jetën. Pra jo thjesht si një qënie biologjike. Për çfarë transparence mund të bëhet fjalë kur vendimet e qeverisë shpallen pjesërisht vetëm nga goja e Saliut? Çfarë debatesh bëjnë në mbledhjet e qeverisë, keni parë ndonjëherë në televizor? Çfarë debatesh bëhen në mbledhjet e kryesive të dy partive të mëdha? Keni parë ndonjëherë të shpallet ndonjë vendim kundër Edit apo Saliut? Dha gjë ndonjë shpjegim Saliu se përse e hoqi Besnik Mustafain nga Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë? Çfarë është kjo, transparencë apo opakësi? Pa u futur në debatin për minimumin jetik shqiptar, sa është ai realisht? Sa ndikon inflacioni i fshehur për ta ulur këtë minimum jetik? Di të më thotë njëri gjë? Nganjëherë më duket sikur ndonjë organizim skematik diabolik, më duket se i ka shtyrë me qindra mijëra njerëz, të rrinë përpara ekraneve të televizionit me disa bileta të lotarive sportive, pikërisht për të mos iu shkuar mendja se është një fatkeqësi natyrore të dijnë se çfarë ndodh me fatin e tyre në qeveri. Është teori e vjetër, shumë e vjetër dhje madje jo e lindur në Shqipëri, manipulimi deri në hipnoze i njerëzve, i shumë njerëzve, i të kthyerit të tyre ose në një turmë militantësh ose në një turmë masive. Dhe kjo sjell pastaj atë psikologjinë mjerane ku nuk bëhet më fjalë për transparencë, por për fëmijët që policia i hedh nga kati i tretë. Ku nuk bëhet fjalë për programe antikrizë, por për delirantë që premtojnë nëpër televizione ëmbëlsira pra Shllavari, si në përrallën në jetën gjermane. Demek shqiptarë, për çfarë ju duhet transparenca? A ju futëm në NATO? A do tju fusim në Europë? A do ti bëjmë lumenjtë të rrjedhin qumësht? Pemët të prodhojnë çokollata të gatshme? Le të thotë ndonjë budalla si puna ime se kjo është llum. Mos ia vini re. Vëreni punën se po shkojmë me hapa të shpejta drejt lumturisë së pafundme.
Last Updated on Friday, 01 May 2009 13:29